Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj është pyetur sot gjatë një interviste në Euronees Albania për një kandidim të mundshëm të tij në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai kërkoi hapje të garës, meritokraci dhe një ligj për referendumet.
“Mund të hidhesha vetë në betejë tani. Unë po e ndava mendjen nuk pyes asnjë nga këta dhe po zbrita në skenë, kaq di unë të them. Andej nga jam unë, po e ndava mendjen… Po puna është të reflektojnë edhe t’i japin Shqipërisë një shpresë për të filluar debati politik. Këtu cdo gjë e marrë peng”, u shpreh Lapaj.
I pyetur se kur do e ndajë mendjen, ai tha se është një cështje që i përket vetëm atij duke përsëritur thirrjen që klasa e vjetër politike të mos e mbajë më peng Shqipërinë. ©argjiroja.net