• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidat për Bashkinë Gjirokastër? Reagon Niko Zhulla

05/05/2019
Cilat janë variantet për datën e zgjedhjeve

Dy ditë pasi ne publikuam lajmin për një kandidim të mundshëm për Bashkinë Gjirokastër të Niko Zhullës, ka reaguar ky i fundit. Ndonëse do të ishte e udhës që reagimin Zhulla ta dërgonte tek ne ai zgjodhi ta bëjë këtë tek portali i PD Gjirokastër. Është e drejta e tij. Natyrisht që ne s’na komplekson fare kjo gjë dhe kemi detyrimin të fusim reagimin që ai ka bërë. 

“Dje në një portal është publikuar një lajm i rremë në lidhje me kandidimin tim të mundshëm për kryetar bashkie nga Bindja Demokratike. Unë i qëndroj konseguent bindjeve të mija dhe integritetit tim personal duke e përgënjeshtruar këtë lajm si te pavertete” ka thënë Zhulla për portalin e PD Gjirokastër. 

Për respekt të atyre që kanë lexuar shkrimin tonë dhe për dijeni të Niko Zhullës, ne nuk kemi thënë për asnjë moment që kandidimi i tij është ‘vulosur’. Vetë Niko Zhulla është duke e konsideruar kandidimin për Bashkinë Gjirokastër, por pret si do të rrjedhin ngjarjet në krahun e PS-së. Këto gjëra i ka shprehur vetë ish-drejtori dhe ne i jemi referuar burimeve të afërta me të.

Nuk është fantazi e jona kjo. Le më pastaj siç thotë portali i PD-së, se gjoja jemi lëshuar ne “shërbëtorët e Edi Ramës” për të përçarë opozitën. Opozita është aq e përçarë dhe e pashpresë sa s’ka ku të vejë më. Sa për pjesën e Vangjel Tavos, nuk kemi thënë që Niko Zhulla, nëse kandidon, ka për të qenë kukulla e ish deputetit. Po të jetë për kukull Tavo ka Ahile Deçkën në Dropull. Kemi thënë se ai mund të shfrytëzojë raportin miqësor me Vangjel Tavon në këtë sfidë dhe kjo nuk është kriminale as imorale. Tavo mund të jetë një lloj mentori i tij politik.

Ēshtë krejt normale që nëse do të fitosh do i lëvizësh të gjitha gurët. Kështu që s’ka pse Zhulla vihet në siklet pse i kemi përmend Tavon. As nuk e kemi fyer dhe as kemi shpifur ndaj tij, nuk ka arsye. Madje i sugjerojmë të kandidojë dhe të mos dëgjojë porositë e fosileve politike që mbajnë peng PD-në në Gjirokastër apo këshillat e gazetarëve që i ushqen Zamira Rami me tollona nafte.

Dhe tani që e kanë kuptuar se Zamira është në muajt e fundit të pushtetit, janë hedhur me lëpirje herë nga Flamuri e herë nga Artemisa. (Për çështje etike nuk po themi më tepër se kaq në këtë pjesë)

Po nuhatën që edhe ju Niko, mund të fitoni, do të të lëpihen se iu është bërë ves. Kështu që kur ta ndash mendjen për kandidimin, merru me Tavon dhe bashkëpunëtorēt e tjerë të tu, ndërsa palaçot mbaji sa më larg. Pjesa tjetër pastaj që lajmi qenka sajuar për ‘like’ është më shumë sesa për të qeshur. 

©argjiroja.net

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

22/04/2026
City cinik merr “komandën” e Premier League, ndaj Burnley të Brojës mjafton një gol

City cinik merr “komandën” e Premier League, ndaj Burnley të Brojës mjafton një gol

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al