• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidatët e PS në qarkun Gjirokastër dalin në “provim” para komisionit

10/06/2022
Kandidatët e PS në qarkun Gjirokastër dalin në “provim” para komisionit

Sot ka nisur në qarkun Gjirokastër procesi i përzgjedhjes në fazën e parë të kandidatëve që duan të drejtojnë Partinë Socialiste në 7 degët e bashkive të këtij qarku. Mësohet se sot ky proces është realizuar në Memaliaj e Tepelenë, Këlcyrë e Përmet. Nesër në mëngjes e ka radhën Gjirokastra, pastaj Libohova dhe në fund Dropulli. Edhe pse pritej që në këto dëgjesa të merrte pjesë edhe kryeministri Rama, mësohet se ai nuk do të jetë i pranishëm. Kandidatët që kanë aplikuar prezantojnë para Asamblesë së Zgjeruar të bashkisë platformën e tyre.

Të pranishëm janë edhe anëtarë të Komisionit të Posaçëm i përbërë nga anëtarë të Kryesisë së PS. Komisioni i Posaçëm, i kryesuar nga drejtuesi politik i qarkut, Mirela Kumbaro për qarkun Gjirokastër, pas përfundimit të dëgjesave, miraton listën e kandidatëve përfundimtarë dhe ia paraqet Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidaturave dhe një informacion për procesin e zhvilluar.

Sipas rastit, kur gjykohet e nevojshme, Komisioni i Posaçëm mund t’i propozojë Kryesisë skemën e drejtimit me bashkëkryetarë (një burrë/një grua). Në fund është kryesia e PS që miraton kryetarin fitues të secilës bashki. Këto janë zgjedhjet e para që kryetarët e rinj të PS nuk votohen sipas parimit një anëtar një votë. Për Gjirokastrën si bashkia më e madhe qendër qarku kandidojnë 6 persona: Magdalena Margariti, Irida Hoxha, Mihare Lapaj, Ilir Metaj, Ibrahim Kuka dhe kryetari aktual Gentian Llogo. ©argjiroja.net 

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë

23/12/2025

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al