• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidatët për deputetë të PS, lista me emrat e rinj në Gjirokastër

06/02/2017
Kandidatët për deputetë të PS, lista me emrat e rinj në Gjirokastër

Partia Socialiste vazhdon të konfigurojë listat e saj të deputetëve në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Pas emërimit të të deleguarve në 12 qarqe, ose ata që mund të quhen kryesuesit e listës së deputetëve, PS ka vazhduar me të tjera lëvizje deputetësh në qarqe të ndryshme. Por duke mbetur te Gjirokastra, qarku që nxjerr 5 deputetë, kandidaturat e sigurta të PS-së deri më tani janë dy ministrat e kabinetit “Rama”, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.

Prej kohësh këta të dy kanë intensifikuar takimet me qytetarët në jug të vendit dhe janë praktikisht në fushatë. Në vend të tretë të listës së socialistëve gjasat janë që kandidat të jetë Flamur Bime, ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës për më shumë se 10 vjet. Pas zgjedhjeve të 2015 Bime u emërua në postin e Prefektit të Gjirokastrës, detyrë që e mban ende edhe sot.

Futja e Bimës në listën e kandidatëve për deputetë ngjan të jetë një lëvizje strategjike e Edi Ramës, për të maksimizuar votat për socialistët në Gjirokastër, pasi duke qenë i treti në listë, ish-kryebashkiaku do duhet të punojë fort për të marrë mandatin.

Por kandidimi i Bimes mund të ketë edhe efekt negativ për socialistët, nëse kemi parasysh edhe padinë që IKMT i bëri në prag të zgjedhjeve të vitit 2015 për një ndërtim në lagjen “18 Shtatori” apo edhe konsumin natyral prej të qenit në pushtet për një kohë të gjatë. I katërti në listë ka gjasa të jetë sërish Dashamir Kamberi, aktualisht deputet i Tepelenës.

Mësohet se ai po lobon fort përmes Gramoz Ruçit për të siguruar një vend në listën e PS-së. Sa i përket vendit të pestë, ka shumë emra që përfliten, por deri më tani askush nuk është shumë pranë kandidimit. E sigurt është që Vladimir Kosta, deputeti i Përmetit, ka pak gjasa të kandidohet sërish nga Rama në këtë zonë.

Ndonëse ai ka hedhur shpesh akuza ndaj kryeministrit, zërat thonë se Kosta do të jetë në listat e kandidatëve të Tiranës. Megjithatë ka ende kohë deri në zyrtarizimin e listës dhe surprizat nuk përjashtohen, sidomos për vendin e tretë, të katërt dhe të pestë të listës. Nga zgjedhjet e vitit 2013, deputetët të këtij qarku kanë qënë Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Anastas Angjeli, Dashamir Kamberi, Vladimir Kosta./ArgjiroLajm.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda
Kryesore

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda

15/05/2025
10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD
Kryesore

10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

15/05/2025
Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria edhe më herët se 2030-a në BE, nëse ecën me këtë ritëm
Kryesore

Presidenti i Këshillit Evropian: Shqipëria edhe më herët se 2030-a në BE, nëse ecën me këtë ritëm

15/05/2025
“Berisha” si shans për Shehaj & Lapaj
Blog

“Berisha” si shans për Shehaj & Lapaj

14/05/2025
Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari
Kryesore

Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari

14/05/2025
“Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve”, Lapaj-Ramës: Ki burrëri, mos gënje për votën e diasporës!
Kryesore

“Do iu bëj të mallkoni veten” – Adriatik Lapaj shpërthen pasi siguroi 1 mandat

14/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda

Aksident i rëndë në Borsh, humb jetën polici nga Saranda

15/05/2025
10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

15/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al