• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kë do të kthejë PD në parlament?

03/08/2020
Andi Bushati: Pse Basha e Kryemadhi nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën, kryeministri është i pamundshëm

Nga Andi Bushati

Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për garën e ardhshme elektorale, PD duket e vendosur për të mos replikuar gafën e Bashës në 2017.

Ashtu sikurse e pati premtuar edhe vetë, ai nuk do të përsëriste më atë skenë, kur i dërgoi KQZ në mesnatë, në një letër të hartuar me shkrim dore në zyrën e tij, listën e atyre që supozohej që do të merrnin pushtetin, por që e gdhinë natën e fundit me ankthin e të qenit ose jo në atë zarf.

Në fakt kështu po ndodh.

Basha e ka hequr nga vetja këtë vendimarrje. Formalisht kandidatët e rinj propozohen nga baza. Më pas ata i përzgjedh Komisioni i Verifikimit, ku pothuajse të gjithë emrat, më tepër shquhen për integritet sesa për servilizëm ndaj kryetarit. Dhe së fundi kjo përzgjedhje finale i nënshtrohet garës një anëtar një votë nga militantët.

Ky pra është procesi që PD-ja po e trumbeton me të madhe si një risi që e ka konsultuar me aleatët e saj më besnikë në Gjermani, Britani dhe SHBA.

Por ashtu sikurse thamë në fillim, demokratizimi i procesit nuk është një garanci për suksesin e produktit.

Dhe këtë e vëren menjëherë sapo shikon emrat që kryesojnë listat e propozimeve nga baza. Ata janë po të njëjtit që ishin edhe në parlamentin e kaluar. Aty nuk ka asnjë surprizë. Aty nuk ka asgjë të ngjashme, qoftë me të rinjë e KOP-it, qoftë me rikthimin e kundërshtarëve që bëri Berisha në 2005-ën.

Për përsëritjen e asaj fabule me impakt të padiskutueshëm politik, partia më e madhe në opozitë kishte dy rrugë. Ose hapja të bëhej nga një lider i fortë që shkon përtje vetvetes si Berisha i fillimviteve 2000, ose duke nisur një proces më afatgjatë për të demokratizuar partinë, për të dëgjuar zërat ndryshe, për tu hapur ndaj shtresave jo militante të shoqërisë, për të thurrur aleanca edhe me ata që nuk mendojnë njësoj si ty, por kanë të njëjtën qasje ndaj regjimit aktual.

PD nuk bëri as njërën as tjetrën.

Basha nuk përdori as diktatin personal dhe as hapjen demokratike. Partia mbeti e mbyllur brenda guackës së saj dhe në momentet deçisive, si në protestën studentore, në traun e rrugës së kombit, në maratonën e mbrojtjes të teatrit, nuk diti të bënte aleatë të rij. Madje shpesh u tregua armiqësore dhe me një xhelozi fëmijënore ndaj gjithë kundërshtarëve të Ramës, që nuk ishin njëkohësisht edhe adhurues të opozitës.

Kjo paaftësi për të shkuar përtej i dha rezultatet e saj. Pasi asnjë forcë politike që nuk është e hapur ndaj shoqërisë, nuk mund të jetë mjaftueshëm demokratike brenda vetes. Dhe kjo e shpjegon edhe faktin se përse anëtarësia nominoi të nëjtët emra që katër vite më parë atyre ia kishte imponuar personalisht Lulzim Basha. Prandaj aty nuk pati asnjë çudi. Prandaj në media më shumë lajm bënë rikthimi i Rulit, Mustafajt apo Markut, sesa kandidaturat e mundëshme që ata duhet të kalojnë në sitë.

E megjithëatë, ky dështim, nuk është një tragjedi në raport me rezultatin e zgjedhjeve.
Për të mposhtur një kalbësirë si Rama dhe tufën e karavidheve që e ndjekin nga pas, PD –ja nuk ka nevojë për një ekip më të mirë, por thjeshtë për të ruajtur votën. Sepse në çdo zgjedhje sadopak normale edhe kundërshtari më i dobët do ta shkatërronte këtë qevrsisje.

Por ajo që nuk ka pse shqetëson PD, nuk është e mjaftueshme për të ngjallur shpresë tek shqiptarët.

Në fund të historisë, janë ata që mbeten pa alternative. Në zgjedhjet e ardhshme ata do të kenë si mundësi, ose regjimin e Ramës, nëse arrin të bëjë kërdinë me vjedhjen e votës, ose një PD jo demokratike, të mbyllur në vetvete dhe të parinovuar. Sepse pavarësisht një procesi perendimor në formë, Basha nuk po ia del të çojë në parlamentin e ardhshëm, njërëz që përfaqësojnë realisht ndryshimin./ Lapsi.al

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al