Kjo javë nisi me rënie te temperaturave deri në 7 gradë. Termometri në vlera maksimale shënon 28-30 gradë nga 37 gradë që shënonte disa ditë më parë. Meteorologët në Institutin e Gjeoshkencave informojnë se të hënën pasditet priten shira lokal.
‘ Shirat lokalë mund të gjenerohen vetëm në pjesën e dytë të ditës së sotme, e cila mund të gjenerojë një pjesë fare të vogël të territorit. Në një nga këto reshje mund të shoqërohen me rrufe dhe breshër.’
Por meteorologu Metodi Marku ka një lajm të mirë për pushuesit në bregdet. Do të ketë një rritje graduale të temperaturave gjatë javës deri në 3 gradë dhe do jetë një kohë e shkëlqyer për të frekuentuar bregdetin sidomos në fundjavë.
‘Fundjava pritet që të shënojë pjesën më të ngrohtë të kësaj jave, por në vlera 3 gradë më e ulët se java e kaluar, që do të thotë që në shkallë vendi temperatura më e lartë do të jetë 36-37 gradë në Kuçovë dhe në Berat.’
Temperatura të ngjashme për vendet me të nxehta si Kuçova dhe Gjirokastra janë shënuar në vitin 1961. Moti i nxehtë u rikthyer në këto vlera pas shumë dekadash. Pavarësisht kësaj rënie të temperaturave Instituti i Gjeoshkencave i bën apel autoriteteve të jenë vigjilente ndaj zjarreve të mundshme pasi era mund të ndikoj në përhapjen e tyre.