• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këtë radhë Amerika do të qëndrojë këtu, nuk do të largohet si në vitin 1945

24/04/2021
Këtë radhë Amerika do të qëndrojë këtu, nuk do të largohet si në vitin 1945

Nga Ilir Yzeiri

Histeria e Ilir Metës kundër zonjës Juri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, pason po të njëjtën urrjetje të Sali Berishës për ambasadorët amerikanë që nga Withers e deri te Lu.

Pas viteve ’90 është hera e dytë që SHBA-të janë të pranishëm në Shqipëri si vend aleat e mik dhe si një nga partnerët kyç e strategjikë të Shqipërisë. Kur kam lexuar librin e Harris Silajxhiç (Haris Silajxhiç – SHQIPËRIA DHE SHBA në arkivat e Uashingtonit, Dituria, Tiranë, 1999) për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kam kuptuar, sidomos, pse SHBA-të treguan interes për Ballkanin dhe për Shqipërinë, interes që arriti kulmin me presidentin Wilson. Pas Luftës së Dytë Botërore, zhvillimet e mëpasme na lanë jashtë ombrellës amerikane dhe këtu nuk është rasti të tregojmë përse. Ata u larguan prej nesh, por edhe gjatë kohës së diktaturës, izolimi i Shqipërisë dhe dalja nga Traktati i Varshavës e përzënia e rusëve nga Shqipëria, ishin një sinjal që edhe diktatura i çonte në një farë mënyre Amerikës.

Pra, edhe diktatori Enver Hoxha, megjithëse fliste natë e ditë kundër imperializmit amerikan, në fakt, identifikoi si armikun themelor të shqiptarëve rusët dhe sllavët. Dhe po të dëgjosh fjalimin e tij të vitit 1982 e kupton se edhe dikatatori Enver Hoxha, ndërsa kërcënon sllavët që po shtypin vëllezërit kosovarë, i paralajmëron ata se ju kurrë nuk do të kaloni nga Shqipëria për në Europë. Pra, edhe diktatori Enver Hoxha ishte më i qartë në politikën gjeostrategjike.

Vetëm pas vitit 1990 në jetën shqiptare u shfaqën dy politikanë antishqiptarë që dërgojnë mesazhe në Rusi e në Beograd dhe u kundërvihen SHBA-ve. Ata janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Është e çuditshme, por politikani i parë që i është kundërvënë amerikanëve është Esad Toptani. Siç mësojmë nga libri i Silajxhiçit, që përmenda më sipër, në vitin 1915 « Fondi për Ndihmë Shqipërisë » kishte nisur një anije me ndihma në Shqipërinë e dërmuar nga lufta. Anija mbërrin në portin e Durrësit.

Esad Toptani e akuzonte Uilljam Huardin, kapitenin e anijes, si të lidhur me princ Vidin. I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Beograd, Xhorxh Lolilard kërkon që ky rast të hetohet. Por Esad Toptani e largoi Hauardin nga Durrësi dhe më 18.12.1915 e largoi edhe me forcë anijen « Albanija ». Amerikanët nuk protestonin dot sepse Lolilard nuk ishte i akredituar në qeverinë shqiptare. (f. 9).

Tani përsëritet e njëjta frymë nga dy politikanë që, për fat të keq, janë zgjatim i arketipit të politikanit shqiptar që kanë punuar kundër interesave të Shqipërisë.

Edi Rama, jo vetëm që përfaqëson Shqipërinë europiane dhe Shqipërinë që ka si partner strategjik SHBA-të, por kurrë nuk e ka cënaur këtë marrëdhënie me ta. Mjaft të kujtojmë rolin e tij në stabilizimin e forcave politik shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, rolin e tij prej lideri në Ballkan për të kuptuar se ai është pjesa e Shqipërisë ku identifikohemi të gjithë. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Aleanca më e madhe e vendeve të Perëndimit, NATO-ja, të zhvillojë në Shqipëri stërvitjen më të madhe në Ballkan duke na vendosur përfundimisht në atë krah të historisë që e kishim ëndërruar që nga koha e Skënderbeut, në anën e Perëndimit.

Në një botë të pasigurtë, me Kosovën e pavaruar, roli i shqiptarëve në Ballkan ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe, më në fund, ne kemi në krye të shtetit një lider që ka gjithë besimin e Perëndimit. Në anë tjetër, është e shkuara dhe e keqja e historisë shqiptare e mishëruar të Berisha Meta dhe te Lulëzim Basha.

Reagimi i prerë i zonjës së nderuar Yuri Kim për të mos përgjakur zgjedhjet në Shqipëri dhe kërcënimi i hapur që ajo i ka bërë Ilir Metës, mbështetet në një premtim tjetër që ajo, ne emër të SHBA-ve, artikuloi pas ngjarjes tragjike në Elbasan. Ajo tha : ju nuk jini vetëm. Ne jemi me ju, me popullin shqiptar. Asgjë më shumë nuk duan shqiptarët këtë radhë. Të mos jenë vetëm dhe në dorë të Berishës, Metës, Bashës dhe paramilitarëve që duan të destabilizojnë këtë vend. E provuan njëherë kur amerikanët u larguan në vitin 1945.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E kam kaluar në një mënyrë të rëndë”/ Fjolla Morina flet për burgun, depresionin dhe jetën personale

“E kam kaluar në një mënyrë të rëndë”/ Fjolla Morina flet për burgun, depresionin dhe jetën personale

23/03/2026
Mesfushori nuk është në dispozicion për ndeshjen me Shqipërinë, Polonia nis përgatitjet

Mesfushori nuk është në dispozicion për ndeshjen me Shqipërinë, Polonia nis përgatitjet

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al