• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kjo është mësuesja e anglishtes që i vunë tritol poshtë makinës

17/04/2018
Kjo është mësuesja e anglishtes që i vunë tritol poshtë makinës

Tritol makinës së mësueses së anglishtes në Patos. Persona ende të paidentifikuar e kanë vendosur lëndën eksplozive në pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kjo është hera e dytë që mësueses së gjimnazit, Eriselda Agalliu, i dëmtohet makina, pasi edhe rreth 5 muaj më parë asaj iu dogj një tjetër automjet. Asokohe, ngjarja u mbyll si aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike, por duket se kjo pistë bie për sa kohë që në harkun e pak muajve asaj i ndodh një tjetër ngjarje.

Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01:30 të së hënës në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit ku si pasojë e shpërthimit është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”. Makina “Nissan” ka qenë e parkuar në rrugën para bllokut të banesave ku jetonte edhe mësuesja e anglishtes në shkollën e Patosit. Deri më tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt as personal dhe as bashkëshorti i saj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Amerikë.

“Kjo ngjarje është e përsëritur pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Policia tha në atë kohë se ishte një shkëndijë elektrike që e përfshiu në flakë automjetin, por rasti i djeshëm ka bërë që blutë t’i rikthehen edhe asaj ngjarjeje’ e cila ka dyshime të ketë lidhje me shpërthimin.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

08/05/2026
VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al