• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kjo Qeveri e meriton që populli të reagojë si t’i dojë kokrra e qejfit!

09/12/2020
Roland Bejko për reformën zgjedhore: Opozitës i duhen listat e hapura (VIDEO)

Nga Roland Bejko

Sido që t’i reagojë populli kësaj qeveri, që nga aktet më të buta, deri tek ato më ekstremet që njeh dhe kanë provuar para nesh demokracitë perëndimore, ata sërish janë legjitimë në aktet e tyre.

Kështu, djegia e pemëve të dekoruara për festat e funvitit para bashkisë dhe kryeministrisë janë akte legjitime. Janë çaste ndërgjegjësimi, janë shprehje e zemërimit të justifikuar, janë akte civilizimi! Vetëm popujt që dinë të reagojnë ndaj padrejtësive, kanë ndërgjegje. Dhe ndërgjegjia është tregues cilivizimi, sepse deri teksa ajo formohet si e tillë kalon në një akt analize dhe deduksioni shkaqesh, pasojash, rrethanash në trurin e gjithsescilit. Njerëzit në protestë nuk i ka nxjerë instikti i reagimit ndaj dhunës. Por arsyeja, ndërgjegjia, vetëdija, pasi e kanë diskutuar atë gjatë me njëri-tjetrin në rrejetet e tyre sociale.

Pse është një tregues cilivizimi djegia e pemëve dhe revolta e tyre në vetvete?

Sepse kur ka reagime ndaj të tilla padrejtësish ekstreme që bëhen ana e shtetit, i cili ka abuzuar me të “drejtën e dhunës racionale duke i shkelur hapësirat jetike qytetarëve të pambrojtur, atëherë qytetarët janë legjitimë në kundërpërgjigjen e tyre të dhunëshme duke marrë përsipër gjithë pasojat që burojnë nga ligjet në fuqi”- thotë Hobs.

Prandaj, kukuvajkat që vajtojnë nga brenda kullave të facebook-ut djegien e pemëve, janë thjesht mjeranët, që nuk guxuan të “vajtonin” humbjen e jetës së një djali 25 vjeçar, vrarë pabesisht nga dora e atyre që paguhen për të qenë rojet e tij të natës.
Ai djalë mund të ishte kushdo nga fëmijët e gjithësecilit. Thjesht atij dhe familjes së tij i ra në hise kjo gjëmë!

Por halli i vërtetë i kukuvajkave të përkëdhelura të pushtetit, nuk është te djegia e pemëve, por është te rreziku i rrëzimit të qeverisë në rast se protesta bëhet e qëndrueshme dhe e shtrirë në kohë më tej në ditë-netët në vazhdim.
Protesta është rinore dhe qytetare. E zhvilluar ajo në një përmasë të tillë kaq të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, edhe pse pa drejtues, pa një kokë, u ka kallur datën atyre. Prandaj u duhen gjetur të tilla artifice “të shkeljeve të etikës” për ta diskredituar atë. Njësoj si në vitet 90 që kushdo, që ishte opozitar dhe kundërshtonte komunizmin e Ramiz Alisë, ishte “vandal”. Vetëm këta kanë të drejtë të djegin pemë, makina, goma e dyqane kur protestojnë.

Dihet që revolta e masave është më shumë iracionale në veprime, e më pak racionale, ndaj si e tillë, pjesëmarrësve në të, nuk mund t’u kërkohet të zbatojnë norma dhe etikë prej qytetarësh të ftohtë. Është tjetër manifestimi, dhe tjetër revolta. Sot njerëzit në shesh janë të revoltuar dhe kërkojnë drejtësi.

Edhe njëherë, u prehtë në paqe shpirti i Klodianit!

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al