• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koha për reforma të thella!/ 20 propozime nga Artan Fuga

12/06/2026
7 Marsi, Artan Fuga ka një thirrje për mësuesit: Mos pranoni sutiena apo …

Nga Artan Fuga

Tani që qytetarët janë në sheshe dhe aktivë politikisht, çka është një gëzim i madh për shoqërinë shqiptare, pjesa e emancipuar, ndoshta ka edhe më tepër durim të dëgjojë propozime për reforma në planin politik, ekonomik, social, administrativ, etj., që i kam parashtruar edhe më parë në librat e mi!

Institucione që kanë përjashtuar qytetarin, duke e detyruar të dalë në shesh, nuk i duhen askujt veç atyre që i kanë privatizuar.

Institucionet duhet të hapen për qytetarët njëherë e përgjithmonë, jo nga frika e përmbysjes, por si gjendje normale e një shoqërie të shekullit të Inteligjencës Artificiale, ku disa janë akoma me mendësi klaniko-primitive.

Në planin politik

20 propozime

1. Askush nuk mund të qëndrojë në postin e kryeministrit më shumë se një herë dhe më tepër se një mandat.

2. Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, nominalisht!

3. Një kandidat për deputet i paraqitur nga një parti dhe një kandidat i shpallur nga qytetarët kanë të njëjtat detyrime dhe të drejta në procesin e kandidimit.

4. Presidenti i Republikës mund të propozohet edhe nga qytetarët, por në çdo rast ai që do të zgjidhet kërkon tre të katërtat e numrit të deputetëve. Nëse deputetët nuk e zgjedhin dot, atëherë zgjedhja bëhet me referendum popullor mbi kandidaturat tashmë të paraqitura.

5. Nuk mund të jetë këshilltar bashkiak asnjë person që ka mandat në organet qendrore të një partie politike, që ka tashmë një detyrë publike dhe që nuk banon prej së paku pesë vitesh në atë zonë.

6. Të njihet e drejta e votës së qytetarëve në bazë të zgjedhjes së lirë nga ana e tyre, kudo ku secili ka një pronë, një vendbanim.

7. Të decentralizohet pushteti bashkiak, duke bërë që çdo bashki të ketë kompetencë për të mbuluar vetëm zona urbane të veçuara, si edhe të krijohen komuna për çdo grup qendrash banimi rurale, pavarësisht numrit të banorëve të përhershëm.

8. Këshilltarët bashkiakë zgjidhen drejtpërdrejt dhe nominalisht (jo me listë) nga ana e qytetarëve.

9. Askush nuk mund të kryejë dy detyra funksionale (jo elektorale) në shërbimin publik apo të marrë pagë ose honorar të dytë për detyra funksionale.

10. Referendumet lokale dhe kombëtare kërkohen edhe nga qytetarët, pa kufizime drastike, dhe për çështje strategjike dhe parësore, sidomos kur pushteti lokal nuk vendos dot, referendumi bëhet forma e ligjshme e marrjes së vendimeve sipas parimit të madh të subsidiaritetit.

11. Reformohet drejtësia duke vendosur jurinë qytetare për krimet e rënda, korrupsionin dhe banditizmin e organizuar.

12. Përcaktohen funksionet e magjistratit që zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët.

13. Me një numër të caktuar qytetarësh, ose me vendim apo iniciativë të Presidentit, Kuvendi mund të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhje të reja. E njëjta gjë edhe me këshillat bashkiakë.

14. Vendoset përgjegjësia kolektive e organeve të zgjedhura si në planin penal ashtu edhe atë publik, duke u gjykuar nga Gjykata e Lartë.

15. Të gjithë nëpunësit e administratës publike shpallen funksionarë publikë dhe nuk mund të emërohen apo të shkarkohen nga ministri apo personat me funksione politike. Ata varen nga sekretari i përgjithshëm i institucionit dhe emërohen nga konkurse kombëtare nga juri pa konflikt interesi, dhe shkarkohen vetëm me vendime gjykatash, nëse apelojnë.

16. Çdo nëpunës publik mban përgjegjësi personale ligjore për çdo kundërvajtje ose mosveprim që lidhet me funksionet e tij, pavarësisht se kush e ka urdhëruar të veprojë ose mosveprojë.

17. Çdo qytetar ka të drejtë të hedhë në gjyq shtetin për çdo pasojë të dëmshme që i ka ardhur nga fajet e shtetit dhe të nëpunësve publikë.

18. Web-et e institucioneve publike shpallen media publike dhe rregullohen me ligj të veçantë.

19. Ndalohet absolutisht përdorimi i çdo mjeti publik në fushatën zgjedhore. Çdo kandidat për një post elektiv dorëzon përfundimisht mandatin e ushtrimit të një detyre ekzekutive.

20. Fushata e zgjedhjeve sigurohet të jetë falas dhe pa i shkaktuar asnjë shpenzim shoqëror çdo kandidati.

Related Posts

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

12/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën: PS është tjetërsuar! Shqipëria ka nevojë për një forcë me sytë nga populli, jo nga xhepat
Kryesore

Arta Dade refuzon ftesën: PS është tjetërsuar! Shqipëria ka nevojë për një forcë me sytë nga populli, jo nga xhepat

12/06/2026
E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-anëtari i Këshillit Bashkiak Sarandë, Krenar Bedaj
Kryesore

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-anëtari i Këshillit Bashkiak Sarandë, Krenar Bedaj

12/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026
Po sikur ky të ishte një resort turistik?
Kryesore

Po sikur ky të ishte një resort turistik?

12/06/2026
Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp
Kryesore

Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

12/06/2026
“Ndeshjet e para të Botërorit? Prisja që…”, Tafaj: Shumë polemika! Po punohet për lojë efektive, ja si

“Ndeshjet e para të Botërorit? Prisja që…”, Tafaj: Shumë polemika! Po punohet për lojë efektive, ja si

12/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al