Nga Edmond Arizaj
Nje vit kalon shume shpejt. Lulzim Bashes do t’i duhet me dashje, apo pa dashje, te perballet me ne fund seriozisht me Edi Ramen. Ne zgjedhjet e 2021. Askush nga opozitaret e Shqiperise nuk e ka mbajtur partine e tij me shume se tete vjet pa pushtet. Per here te pare opozita do te shkoje pa asnje pushtet ne zgjedhje. Besimi i simpatizanteve te PD eshte ne nivelet me te uleta. Nuk ka krahasim me 2004. PD duket krejt e coroditur. Me shume opozite bejne rrjetet sociale.
Mungon frymezimi. Mungon strategjia. Mungon fryma. Mungon entuziazmi. Mungojne baterite sulmuese ndaj duarve te zgjatura te pushtetareve. Sigurisht, Bashes i duhet dhene cka i takon: Prej 26 nentorit, kur termeti shkaktoi vdekje, deme dhe frike e deri me sot qe pandemia vazhdon te sjelle shqetesime, ai eshte sjelle si nje lider modern, duke lene pas gjithe sjelljet prej hijenash te paraardhesve e duke fiksuar nje precedent ne vend, qe shpresojme te cimentohet. Por ama, kjo mefshtesi qe dukej e detyrueshme, po merr formen e mefshtesise asfiksuese. Ka ardhur koha qe Basha te dale nga fshikeza. Fillimisht duke pergatitur nje pergjigje te zgjuar: Pse ai vete do ta votonte Lulzim Bashen? Dhe pastaj: Pse nje shqiptar duhet te votoje ate?
Sy me sy
Si do perballet, si do ta rivalizoje Basha Edi Ramen? Ai eshte lokomotiva e vetme e opozites, ashtu si Rama ne krahun tjeter eshte lokomotiva e vetme e qeverise. A e perballon dot Basha Ramen ne kete beteje koke me koke? Provat kane treguar qe jo. Rama ka epersi propogandistike, elokuence, sjelljeje publike etj. Basha e ka humbur krejtesisht aureolen e dikurshme te KOP. Atehere? Sipas meje, qe te arrije te kete njefare barazimi, Basha duhet ta mposhte drejteperdrejte Ramen. Ta ftoje ne debat publik. Por jo me shpresen qe Rama te thote jo. Ta detyroje te debatoje. Madje gjithe baterite mediatike, e rrjeteve sociale duhet t’i drejtoje ne kete kerkese, te detyroje Ramen ta kete perballe dhe aty, perpara gjithe votuesve te mundet ta munde. Besoj nuk ka menyre tjeter qe Basha t’u heqe nga mendja simpatizanteve dhe militanteve pesimizmin se “s’kemi me ke fitojme”. Nese ka nje “Jo” perfundimtare, le te jete ky kali i pare i betejes. Ne rast se arrihet, Basha duhet te pergatitet mire, jashtezakonisht mire. Sepse aty do jete ose fillimi i fundit, ose fundi i mundimeve.
Liste jo anonime
Pse nuk i shpall emrat e deputeteve qe ne shtator psh? Nese Basha vazhdon me “strategjine” e ores se fundit, atehere po flasim per nje beteje te humbur pa filluar. Me shume te zhgenjyer dhe genjyer te minutave shtese, qe perkthehen ne vota te humbura. Mjafton te shohim produktin aktual te deputeteve, madje edhe nje pjese te mire te atyre qe s’jane me. Basha e ka detyrim madje qe demokrateve t’u kerkoje falje per listen e 2017, duke i bere pjese te listes se 2021. Njerezit duhet te dine kush do te jete i pari, kush do te jete edhe i fundit. Detyrismisht kandidatet te kene marre nota mbi 8 ne leximin e klases se katert dhe mbi 6 ne gjuhe-letersine e klases se tete. (Nuk e kam kuptuar kurre, pse nuk lejohen deputetet me te kaluar kriminale, kur lejohen deputete injorante dhe idiote. Per mua, ne te dy rastet kemi te bejme me krim). Lista e Bashes kete rradhe duhet te jete si Arka e Beselidhjes, ku demokratet te mblidhen te gjithe rreth saj, ta mbeshtesin e ta mbrojne madje. Nje liste e paster dhe serioze, pa shume nderhyrje, do ishte nje mundesi shume e mire e Bashes per te fituar pike perballe listes se Rames, qe do sjelle sido te jete, plakjen e tete viteve pushtet.
I vertete
Basha duhet te nise te punoje qe ne 3 te mengjesit deri ne 5 te mengjesit tjeter, te harroje pushimet, te fleje ne makine, te takoje te pakten nje here cdo votues te tij dhe t’i duket se ka takuar te pakten nje here cdo shqiptar, te mos kete kohe te nderroje kepucet, t’i fuse vete duart ne pjaten bosh e kepucet e shqyera te femijeve, te fshije lotet e vertete te atyre qe vuajne, te ndjeje ku dhe si pulson vendi…Vetem ne kete forme, me te verteten ne dore, duke qene i vertete vete, duke lene menjane inskenimet qe vec i ulin pike (Rama eshte mjeshter per keto dhe i ben me bukur), Basha, besoj do t’i sjelle kokecarje te medha Rames. Dikush duhet t’ia mbushe mendjen Bashes se Rama nuk e dorezon kurre vete pushtetin. Nuk ka per t’i ardhur kurre nga qielli. Do t’i duhet te hyje ne beteje per kete. Beteje te vertete.
Oligarket
Me mire mos ta hape kete porte, ose ta hape fare pak. Eshte genjeshter se do munde te ndryshoje gje. Ndoshta pak me shume ndershmeri dhe me pak makuteri? Mban si premtim. Ndersa eleminimi i oligarkeve, ngjan me premtimin e 1944-es se shqiptaret do hanin me luge floriri.
Termeti dhe pandemia
Pergjate vitit elektoral, Rama do kete jo nje, por dy ASA. Jo nen menge, por ne secilen dore. Dy fatkeqesite, termeti dhe koronavirusi, i japin Rames kilometra avance ne garen e zgjedhjeve. Apo jo? Si valle mund te zbehe Basha arritjen supersonike te Rames per te siguruar mbi 1 miliard euro pas termetit? Dhe natyrisht si sot pas nje viti, do kete edhe shtepi te reja, ambiente te reja, lule, ngjyra…te zakonshmet e Rames. Pra njerezit do prekin bojen e fresket dhe do u zbehet ndjesia e rrenojave dhe cadres. Sipas meje, Basha duhet te mbledhe ekspertet me te mire, hetues madje dhe te coje ne prokurori, ne media sigurisht, akuzen se disa persona humben jeten ne termetin e 26 nentorit per shkak te mospergatitjes se qeverise per situata te tilla, per shkak te mungeses se mjeteve, etj. Dhe kjo duhet kthyer ne nje nga kuajt e betejes…Po per perballimin e pandemise, si valle mund te zbehe Basha gjithe shkelqimin e Rames? Kjo eshte e veshtire. Deri tani, per fat dhe per aftesi, Rama nuk ka asnje pike ku mund te mbeshtesesh leven per ta levizur sadopak nga vendi. Ndoshta, vetem ndoshta, duke u kujtuar gjithe shqiptareve, se Basha, ne ndryshim nga paraardhesit, nuk perfitoi nga fatkeqesia.
Berisha
Eshte bast i humbur i Bashes. Berisha nuk do te pranoje kurre te “vetvritet” politikisht. Basha nuk “e vret” dot si Rama vrau Nanon. Per me teper nuk verteton dot se brenda PD nuk jane dy pika gravitacionale. Nese Basha kerkon te dale mbi uje nga keto zgjedhje, ne nje menyre, apo tjetren, Berisha eshte guri i lidhur pas kembeve te tij. Kam pershtypjen se prej Berishes mund te shpetoje vetem po fitoi zgjedhjet, bindshem. Pra te triumfoje mbi Ramen dhe mbi Berishen. Sa e veshtire! Do jete valle Berisha ne liste?
Qeverisja e keqe
Kam pershtypjen dhe perceptimin, se nje vit nuk do mjaftonte per denoncimet publike ndaj abuzimeve qe mund te beje opozita, per cdo fushe te mundshme, sepse edhe per faj te saj, pushteti eshte i kudogjendur, i pamase, i pamate dhe me duar te lira te beje c’te doje. Basha duhet te tregohet i zgjuar. Nuk mund te nise ne mengjes me legalizimet e te perfundoje ne darke me lejet e lali Erit. Mund ta degjojne vetem militantet e tij ne kete menyre te shperndare. Por kjo nuk i intereson. Atehere, duhet te lidhe denoncimin me nevojen. Cfare u dhemb me shume njerezve? Sigurisht paraja e munguar ne xhep. Basha dhe stafi i tij, duhet te gjejne 4-5 kuaj te tjere beteje qe kane lidhje pikerisht me kete. Dhe t’i meshojne perdite, derisa t’i krijoje degjuesit refleksin e kushtezuar se “pushtetaret i kane blere kostumet me parate e mia”.
Jo justifikime
Basha duhet ta shmange percjelljen ne publik te tipit ankues. Nje njeri ankues eshte ne pergjithesi nje humbes. Nese Basha rideklaron nje dite se Rama e genjeu, apo ia hodhi ne 2017, do t’i duhet nje vit qe te harrohet. A e ka kaq kohe? Droga, blerja e votes, manipulimet, dhenia e qeverise ne tavoline, qeveri teknike, etj, duhen lene menjane, apo te preken sa me pak. Nese fillon me keto, nese kerkon kushte para se te hyje ne fushe; mos te luaje ky lojtar, apo te luhet pa tifoze, apo duam te kemi tre lojtare teper, praktikisht Basha ka firmosur cerekun e humbjes pa nisur fushata. Ai duhet ta munde ne terren Ramen, jo ne tavoline. Dhe prape e ka te veshtire, sepse Rama ka treguar se eshte lojtar edhe i skenes edhe i prapaskenes. Pushteti aktual eshte superpushtet, edhe me ndihmen e Bashes, ndaj justifikimet me shume do te demtojne ate. Basha nuk duhet te shfaqe asnje dobesi, asnje lekundje…dhe perseri jane pak.
Personaliteti
Le ta themi. Basha nuk krahasohet me Nanon, me Berishen, me Meten, me Ramen persa i perket personalitetit publik e politik te shfaqur nga keta personazhe, per mire, apo per keq, ne pushtet, apo opozite. Ndoshta ketu nisin “prapesite” per lidershipin e Bashes. Ne 15 vjet nuk e kemi pare vullnetin e hekurt te tij. Perkundrazi, ka lene me dhjetera nisma ne mes, madje te sapofilluara. Per shtate vjet nuk kemi pare vendosmerine se eshte ai drejtuesi i PD. Perkundrazi kemi pare plot medyshje. Ne dy vitet e fundit nuk kemi pare nje opozitar vizionar e kembengules, por nje ankimtar. Madje edhe ne krye te skuadrave me molotov dukej gati lutes. Buzeqeshja e Bashes duhet t’u rezervohet vetem simpatizanteve. Nuk ka pse buzeqesh vend e pa vend. Nuk eshte model. Teorikisht, eshte i kontraktuar nga demokratet per t’i sjelle ne pushtet. Ne situaten aktuale, mendoj se Bashes nuk do i sherbeje impostimi i nje Lulzimi tjeter, kushdo grup PR ta keshilloje. Rama do e shkaterroje nese ai do paraqese nje “Lulzim te kuruar”. Kete vit Basha duhet te ndertoje personalitetin e tij politik dhe publik mbi lekuren, mishin dhe kockat e tij.
Kleckat
Basha ne kete vit elektoral duhet te shfaqet krejt i panjolle. A eshte e mundur? U akuzua per shperngulje ne nje vile te shtrenjte. Ne periudhen pas termetit. Nje nga veprimet me te pamendta politikisht. Ne nje vile te pajustifikuar ende dhe sot. Ndoshta do ishte me mire te rikthehej ne shtepine e vjeter. Ka njerez, demokrate madje, qe jane ende ne cadra. Me duart e tij, i ka dhene Rames nje kale beteje. Nuk besoj qe te kete nevoje per klecka te tjera Rama, e qendis vete gjate fushates. Si balancohet? A vlen me vila e Surrelit per kunderpeshe? Edhe si ide, do ishte e lodhur. Thjesht, Basha nuk duhet t’i jape asnje klecke Edi Rames. Pervec 7×7=42, qe tashme nuk zhbehet me. Por kjo s’eshte njesoj si transferimi ne vile, pse u kris suvaja e viles ne pallat. Duhet thjeshtesi. Nuk mjaftojne xhinset dhe kemisha.
Drejtesia
Qe te mos e zgjasim shume, te gjithe kane hesape me drejtesine, si ata qe bejne moral, si ata qe kane ikur jashte Shqiperie, si ata qe kerkojne pushtet, si ata qe bejne sikur s’e duan. Aq shume hesape kane, sa duket se kurre nuk do jepet drejtesi. Cdo drejtesi e vonuar eshte drejtesi e mohuar. Keni ndonje shembull per te kunderten? Jo. Pikerisht per kete Basha duhet te tregohet i kujdesshem me premtimin se padrejtesite do ndeshkohen, se te korruptuarit do te cohen para drejtesise, per te bere drejtesi…Nuk e beri Berisha, nuk e beri as Rama. Njeri beri sikur harroi, tjetri sikur fajin e kishte koha per te ristrukturuar drejtesine. Basha nuk ka dhene asnje shenje, se eshte me i forte dhe i drejte se Berisha apo Rama. Ndaj do dukej krejt i pabesueshem. Kujt i intereson drejtesia para pushtetit? Eshte cinike?! Jo, thjesht pervoje e 30 viteve te fundit.
Te gjithe bashke
Sigurisht mund te jete e veshtire, por nuk ka asnje rruge tjeter. Bashes i duhet cdo ze, cdo emer, cdo figure. I duhen, madje urgjent, figura te renda te se djathtes ne cdo qytet, ne cdo fshat, ne cdo zone, ne cdo pallat. Kapilaret e PD duhet te pastrohen nga te pashkollet dhe te paaftet, le te jene vetem votues. Duhen perfaqesuar familjet e medha dhe te njohura. Duhen gjetur mundesite e afrimit te shqiptareve jashte, jo vetem per vota, por per kontribute. Nese Basha do te kembengule ta mbaje partine “te paster”, mund te mbetet krejt pa parti.
Aleatet
I vetmi aleat qe mund t’i sillte kokecarje Rames, eshte Ilir Meta. (Gjithe te tjeret, i sjellin kokecarje vete Bashes). Por Meta per momentin eshte President dhe me sa duket Rama nuk e do kunder ne kete vit elektoral. Per momentin nuk ka pse kjo te mos i vije Metes per shtat. Ka kohe serish per beteja nese do duhet. Gjithsesi, te dy e dine, se Meta nuk e le skenen pa rene perdja. Ndaj Bashes i duhet t’i beje hesapet vec me “gjakun” e tij. Vetem Ilir Meta si aleat ne terren, mund te sillte vota te konsiderueshme. Aleatet e tjere, thjesht do kerkojne emrin ne liste. I takon Bashes te peshoje. Dikur Rama perdori nje “formule” me aleatet: merrni vota qe te fitoni vendet ne Parlament dhe qeveri.
Nderkombetaret
Ja dhe pika me e dobet e Bashes. Ne fund zakonisht lihet embelsira, po kete vit elektoral kryetari i PD e nis pa asgje te embel. Rama kryeson kudo. Madje edhe sondazhet per pakenaqesite e qytetareve i zhvillojne te besuarit e Rames. Sipas statistikave nese tre vete hane pese vakte ne dite dhe tre te tjere vetem nje vakt, atehere shqiptaret ushqehen statistikisht shendetshem me tre vakte ne dite…Le ta rrotullojme thiken ne plage. Basha eshte pertoke ne syte e nderkombetareve. I thane ne sy, boterisht, se pranonin me pare zgjedhje “moniste” se sa kercenimet e opozites shqiptare. E kercenuan ne sy, se molotovet do i ktheheshin kokes. E lane vetem, me keq se Berisha pas ‘97. Nuk ka asnje “mik” serioz per te prishur mendjen e atyre qe impresionohen nga te huajt ende. Krahasimisht, edhe per shkak te ngjarjeve, per shkak te aftesise se tij komunikuese, apo dhe per shkak te paaftesise se vete Bashes per te qene terheqes, Rama eshte shume pike para me nderkombetaret. Ka qene minister i jashtem Basha, ka qene kryetar i bashkise se Tiranes, eshte pretendent per kryeminister, ku i ka mbeshtetesit, aleatet, miqte e huaj? Ky eshte viti qe t’i shpalle, (ose te pakten, ta themi nen ze, t’i krijoje si te tille). Nderkombetaret jane te rendesishem. Nuk kemi ekonomi, nuk kemi ushtri, nuk kemi bombe atomike…perfundimi; nuk kemi mundesi te jemi krejt te pavarur.
Fund
Nese e hap harten me forcat e rreshtuara te PD dhe PS, me gjeneralet dhe komandantet ne krye, me pikat strategjike, mbeshtetes e furnizime, PD e Bashes sot te jep pershtypjen e nje ushtrie mbledhur ne nxitim e siper, te pa veshur, te paarmatosur, me shume e frikesuar se sa e vendosur, indiferente ne shumice. Krejt e kunderta me PS. 180 grade e ndryshme. Kjo pra eshte sfida e Lulzim Bashes. Duhet te ndryshoje. Duhet te jete i vertete. Duhet te jete real. Duhet te jete i ndershem. Duhet te jete i sinqerte. Duhet te kete strategji te prekshme dhe jo virtuale. Vetem keshtu mund te kete shans per te rivalizuar Ramen. Nuk ka ne dore vetem pushtetin e PD a te ardhmen e tij, por ka ne dore demokracine, qe vjen si me fitoren, si me humbjen dinjitoze. Demokracia ka me shume rendesi se sa disa drejtore a ministra qe nuk ngopen duke brejtur parate publike, si minjte./ TemA