• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kokave” të vjedhjes së votës u duhet prerë fillimisht “bishti”

28/07/2020
“Kokave” të vjedhjes së votës u duhet prerë fillimisht “bishti”

Nga Astrit Patozi/

Arrestimi i disa komisionerëve në Durrës, që kanë hedhur fletë në kuti, si kanë dashur gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, vlen edhe një herë për të parë në dritë të diellit se kush janë çakejtë e votave në Shqipëri.

Të cilët e kanë kryer këtë ushtrim të neveritshëm në mënyrë masive dhe në shumë palë zgjedhje rresht, duke e deformuar frikshëm dhe pothuajse gjithmonë rezultatin. Sepse ky nuk është një rast i veçuar apo përjashtim nga rregulli, por pasqyra tipike e një barbarie të organizuar, që përsëritet vazhdimisht sa herë ka votime në Shqipëri. Kjo shpjegon edhe rezistencën gati jashtëtokësore të të dyja palëve për të mos i depolitizuar komisionet e votimit dhe të numurimit, pavarësisht nga akuzat, që i bëjnë njëra-tjetrës për këtë “dështim” në trajtimin e kryerekomandimit të OSBE/ODIHR-it për vite me radhë.

Është shumë e drejtë kërkesa që të dënohen më parë ata, që e udhëheqin dhe komandojnë manipulimin nga selitë e partive kryesore në Tiranë, se sa ata të vegjlit e provincës, që thjesht zbatojnë urdhërat e tyre në mënyrë korrekte. Le ta marrin mu në lule të ballit “kokat”, se e meritojnë plotësisht të ndëshkohen, jo vetëm me votë, por edhe penalisht ndoshta. Por edhe ata që e duan patjetër “bishtin” brenda në kutinë e votimit nuk janë më të mirë. Sepse, në fakt, ata janë e njëjta “kokë”, të cilës i duhet prerë fillimisht “bishti”, për t’i bërë më të parrezikshëm për zgjedhjet tona.

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al