• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komedia në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, ja ‘borxhi’ që dy këshilltarët e larguar u kanë qytetarëve

02/03/2018
Komedia në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, ja ‘borxhi’ që dy këshilltarët e larguar u kanë qytetarëve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër u bë publike lëvizja e dy këshilltarëve drejt grupit të Partisë Socialiste. Nuk është diçka që ndodh për herë të parë dhe sigurisht nuk është hera e fundit. Madje në ditët e ardhshme pritet të ketë lëvizje të tjera. Trafikim mandatesh ne kemi parë edhe në Kuvend nga radhët e deputetëve. Por ndryshe nga herët e tjera sot në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës pamë një komedi më vete. Dy këshilltarët që u larguan nga partitë në emër të së cilave kishin kërkuar votat, nuk patën kurajon as ta deklaronin vetë vendimin që kishin marrë. Ardian Hyskaj i LSI-së dhe Selaudin Mosho i PDIU-së, i kishin dërguar një ‘letër bakalli’ kreut të Këshillit Bashkiak, Roland Karalli, ku thjesht i njoftonin kalimin tek PS-ja.

Asnjë motivacion, asnjë sqarim përse kishin bërë një zgjedhje të tillë. Minimalisht ata kanë detyrimin t’i sqarojnë votuesve të cilëve u kanë kërkuar vota se përse zgjodhën të veprojnë në këtë mënyrë. Fakti që ikën sikur i pati rrëmbyer njeri, përforcon atë që është në fakt arsyeja kryesore e lëvizjes së tyre; interesat private apo le të themi ‘tepsia’ e pushtetit të PS-së. Edhe kështu qoftë nuk është ndonjë hata e madhe, për aq kohë sa interesat janë të ligjshme dhe të deklaruara, por së paku Selaudin Mosho dhe Ardian Hyskaj duhej të kishin guximin të sqaronin përpara gjirokastritëve se përse e morën këtë vendim. Ky është një standard poshtë të cilit nuk mund të zbresim, një standard që në atë këshill e pati vendosur edhe Arben Rexha, i cili para dy vitesh braktisi Partinë Republikane për të shkuar tek LSI-ja.

Sigurisht që edhe ai largim ishte për çështje ‘tepsie’, por së paku Rexha doli dhe e deklaroi vetë, ndonëse kishte sajuar një motiv qesharak, teksa tha se e bëri këtë lëvizje për të qenë afër arsimit dhe se Vangjel Tavo kishte këmbëngulur shumë. Por të paktën nuk heshti, nuk e bëri kapërcimin nga njëra parti tek tjetra sikur e kishte rrëmbyer njeri. Ndërkohë Ardian Hyskaj dhe Selaudin Mosho treguan edhe njëherë batakun ku kanë rënë këshillat bashkiakë në Shqipëri. Brenda tyre vegjëtojnë njerëz që nuk përfaqësojnë komunitetet të cilat i kanë zgjedhur, por thjesht janë aty për interesa të ngushta personale dhe në shumë raste, si ky i sotmi në Gjirokastër, kanë zero etikë dhe respekt për ata që i kanë votuar.  

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gola dhe gafa, Mou kapet pas rezultatit, Chivu: Më jep besim, treguam karakter

Gola dhe gafa, Mou kapet pas rezultatit, Chivu: Më jep besim, treguam karakter

09/09/2026
Nuk ishte e lehtë – Balkanweb.com – News24

Nuk ishte e lehtë – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al