• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konferenca anti-korrupsion, Caka: Koha për ta sfiduar, jo intimidim para burokracisë dhe arrogancës së zyrtarëve abuziv

14/06/2022
Konferenca anti-korrupsion, Caka: Koha për ta sfiduar, jo intimidim para burokracisë dhe arrogancës së zyrtarëve abuziv

Ish zv.ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka ka hapur sesionin e radhës të Konferencës Kombëtare “Anti-korrupsion” e cila sot mban ditën e dytë të punimeve.

Në fjalën e saj, ekspertja e çështjeve të Integrimit dhe Drejtësisë nënvizoi se korrupsioni është një nga pengesat kryesore të zhvillimit ekonomik të një vendi, duke prekur drejtpërdrejtë mënyrën se si administrohet buxheti i shtetit, shkurajohen investimet, dëmtohet konkurrenca e lirë dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Korrupsioni devijon përdorimin e të ardhurave publike, nga e mira e përbashkët, drejt përfitimit të ngushtë dhe vetjak të zyrtarëve publik, duke hartuar politika që shpërndajnë burimet në shërbim të të paktëve e jo të të shumtëve, çka rrit pabarazinë ekonomike dhe shton varfërinë. Ai nënvlerëson forcën e ligjit, nëpërkëmb barazinë dhe drejtësinë e proceseve vendimmarrëse. Kësisoj ai prek themelet e shtetit të së drejtës dhe sigurinë e një shteti”, tha Caka duke theksuar se:

“Korrupsioni nuk është vetëm një problem ekonomik, mirëqeverisjeje, eficencë apo sigurie. Ai është mbi të gjitha një sjellje, një ndërveprim social dhe si i tille prek drejtpërdrejtë individin. I prek atij mundësinë për një vlerësim më të mirë në shkollë, gjetjen e një pune, te pasurit te një biznesi më të suksesshëm, apo një shërbimi shëndetësor funksional”, nënvizoi Fjoralba Caka.

Më tej ajo ka hequr një paralele mes korrupsionit dhe qasjes së qytetarëve për denoncimin e tij.

“Qytetarët dhe biznesi i ndershëm, qysh në përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë përplasen me korrupsionin, janë në gjendje për të identifikuar mënyrën se si ndodh korrupsioni, format me të cilat shfaqet, kanalet e komunikimit, etj. Megjithatë, edhe pse qytetarët drejtpërdrejtë apo indirekt janë në kontakt me korrupsionin, shpesh herë ata zgjedhin të heshtin apo të konformohen me te. Ata fillojnë ta konsiderojnë normale abuzimin e zyrtarit me funksionin publik apo ngrenë struktura mendore si “ asgjë nuk ndryshon” apo “kështu bëjnë të gjithë”, çka paralizon reagimin qytetar dhe i servir korrupsionit më shumë hapësira për abuzim”, u shpreh pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

“Në këtë pikë, teknologjia mund të përdoret për të nxitur qytetarët/bizneset të dalin nga qasja apatike dhe e izoluar e përballjes së korrupsionit. Ajo ka potencialin të krijojë një vend më të sigurt raportimi, pa kosto financiare apo udhëtimi, lehtësisht të aksesueshme ne çdo kohe e cila mund të shërbejë për të raportuar sjelljet abuzive apo për të ndarë përvojat e përballjes së qytetarit me një zyrtar të korruptuar dhe për t’u ankuar për një trajtim të padrejtë dhe pa barabartë”, shprehet Caka duke vijuar se:

“Platformat e denoncimit apo paraqitjes së ankesave online i thërrasin vlerës së individualitetit:

Individualitetit si vetëdije se dinjiteti dhe të drejtat natyrore të pronës, trajtimit të barabartë, lirisë nuk mund të shtypen në mënyrë arbitrare.

Individualitetit si shprehje e autonomisë, për të konkurruar dhe patur sukses,

Individualitetitit si forcë për t’i rezistuar presionit të padrejtë dhe deshirës për meritokraci dhe vetrealizim”, tha Caka.

Ndërkohë ajo shtoi se:

“Është e vërtetë që për shkak të ngjarjeve historike raporti ynë individ-shtet ka pësuar deformime; ku qytetari apo edhe biznesi i ndershëm intimidohet para burokracisë dhe arrogancës së zyrtarëve abuziv duke i toleruar ato si shprehje normale.

Megjithatë, ka ardhur gjithashtu koha që qytetari/biznesi shqiptar të reflektojë zhvillimet aktuale të teknologjisë për të sfiduar korrupsionin dhe aktet e padrejta”, përfundoi ndër të tjera Caka.

 

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë”

11/11/2026
Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al