Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr.T, 58 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e qujatur Kordhocë, duke drejtuar automjetin tip Maune, “Man”, me targa TR 7200 K, ka aksidentuar shtetasin Telemak Agora, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 290 i Kodit Penal.