• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronashokët

25/04/2020
Koronashokët

Nga Shon Tomson*

Si qytetar shembullor që jam, shkova në farmaci për të blerë maskën. Shitësja më sqaroi që kishin mbaruar sepse i bleu Koronapaniku. Pasi e pyeta se kur do vijë furnizimi, më tha që nuk e dinte, se ka hyrë në lojë një me emrin Koronaspekuluesi që po i pesëfishonte çmimet. Ika andej dhe u drejtova për në shtëpi. Rrugës takova një koleg (me origjinë aziatike), njeri pozitiv që ka vite që bën punë të mira si misionar në Shqipëri.

Mirëpo, atë ditë e pashë të mërzitur, dhe kur i kërkova arsyen pse, më tregoi që po i binte në qafë një tip që quhet Koronaracisti, që nuk po e lë as të marrë bukën pa e ngacmuar, edhe në rrugë madje! Nuk dija çfarë t’i thosha, por u përpoqa të tregohesha inkurajues. Pasi u ndamë, më doli para Koronapolici i lagjes. As distinktiv, as uniformë, por më bënte ligjin përse s’kisha veshur maskën. Dyshoj se mos është vëlla binjak me atë Koronaracistin…

Nejse, s’bëra fjalë dhe u largova. Duke qenë ditë e premte, u ktheva te marketi që e kam afër shtëpisë për të marrë nja dy gjëra të vogla. E përse nuk më shkoi në mendje? Prita në radhë njëzet minuta se Koronablerësi me shokë kishin shkuar para meje. Kur arrita te pragu i shtëpisë, papritur më foli komshiu. Nuk ia di mirë emrin, se s’kishim bërë ndonjëherë muhabet, por në mos gabohem e ka Koronapapagalli dhe duket se e ka shok atë Koronashtypin se edhe ky i thoshte po ato historira.

Pasi të rregullohet bota, më tha, do pimë kafe bashkë. Arrita të shkëputem prej tij vetëm falë telefonatës që më erdhi nga një mik. Filloi miku duke qarë hallin. Të drejtë kishte. Manaxheri i firmës e kishte pushuar nga puna pa i dhënë rrogën e fundit. S’kam faj unë, i kishte thënë, se më detyroi ortaku, Koronababziu.

Pasi hyra në shtëpi, thashë të qetësohem pak. Hapa televizorin. E kush doli? Ekranin e kishte zënë Koronapushteti me gjithë Koronatellallin dhe nuk po e lëshonin. Gjallë në botë! Provova t’i kontrolloj lajmet në internet, por vura re që shumë faqe të gazetave ishin shkruar nga i njëjti autor: Koronakonspiracionisti.

Më bëri përshtypje fakti që shkrimet e tij shfaqeshin në botime që mbajnë qëndrime politike krejt të kundërta. Me sa duket, ky e paska mirë me të gjithë! Ndërsa i bluaja në mendje këto gjëra, më doli një reklamë në faqen e facebook nga një farë Doktor Koronamashtruesi që thotë që ka zbuluar një ilaç që të shëronka nga Kovidi19. Të them të drejtën, kjo s’më çuditi shumë, se fytyrën e tij e kam parë të dalë në ekran disa herë, ndonëse diplomat i ndërron si letra pesëkatëshi.

Ajo që më mërziti më shumë atë natë ishte një material që më ra në dorë, shkruar nga Koronaprofeti që po thoshte se djalli e ka dërguar pandeminë në botë, por fatmirësisht kush beson në lutjen e predikuesit do të jetë i mbrojtur, gjoja. Mirë ky, thashë unë, por ç’ne që i shpërndan shoku im besimtar materiale të tilla? Na diskreditoi.

U ula të ha darkën. Të them të vërtetën, sikur e kam shtuar pak racionin këto kohë. Megjithëse sonte nuk po më hahej. Ishte ulur Koronakompleksi në tavolinë bashkë me mua e nuk pushonte së foluri për ata që e kanë humbur punën dhe i kanë fëmijët pa bukë.

U shtriva me telefonin në dorë. Koronakompleksi më ndenji pranë. S’po më flihej gjumë se miku filloi duke më folur për një doktor në të tridhjetat që e ka humbur jetën, e për fëmijët e një infermiereje që e kanë humbur mamanë, dhe Koronakompleksi po më përshpëriste në vesh: si mund të rrish shtrirë ndërsa besimtarë të tjerë po rrinë në këmbë duke sakrifikuar për të tjerët?

Nuk e di nëse do të më zë apo jo ndonjë ditë Koronavirusi, por e shoh që nga shokët e tij s’paska shpëtim.

*Pastor britanik, që jeton prej vitesh në Gjirokastër

Related Posts

SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al