• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosova/ Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren me Andorrën, Raçi e Hoxha optimistë për fitore

03/06/2026
Kosova/ Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren me Andorrën, Raçi e Hoxha optimistë për fitore

Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës, e cila do të zhvillohet më 7 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe në këtë seancë stërvitore u punua me përkushtim, disiplinë të lartë dhe ritëm të mirë, derisa atmosfera në kampin dardan mbetet shumë pozitive. Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, po vazhdon punën në aspektin taktik dhe në përgatitjen sa më të mirë të skuadrës për ndeshjen e radhës.

Pas stërvitjes, futbollistët Ron Raçi dhe Veldin Hoxha folën për atmosferën në ekip, analizën e ndeshjes së kaluar dhe synimin për një paraqitje sa më të mirë ndaj Andorrës.

Ron Raçi theksoi se skuadra duhet ta lërë pas humbjen ndaj Çekisë.

“Duhet ta lëmë pas humbjen dhe të fokusohemi te loja e ardhshme. Jemi duke punuar mjaft mirë me trajnerin dhe çdo stërvitje po zhvillohet me intensitet të mirë. Grupi është shumë i mirë, të gjithë po punojmë fort dhe besoj se do t’i qasemi ndryshe kësaj ndeshjeje. Do të luajmë në shtëpinë tonë, pranë tifozëve tanë, dhe shpresoj që me një paraqitje të mirë t’i shpërblejmë ata me fitore”, u shpreh Raçi.

Ai foli edhe për ndjenjën e rikthimit dhe mundësinë për të dhënë kontribut për fanellën dardane.

“Kur të jepet mundësia të luash për Kombëtaren, duhet të japësh maksimumin. Është ndjenjë shumë e mirë të jem sërish këtu. Sa herë që më jepet mundësia, do të mundohem ta tregoj veten dhe të jap 100 për qind nga vetja”, shtoi ai.

Ndërkaq, Veldin Hoxha bëri të ditur se skuadra ka analizuar ndeshjen kundër Çekisë dhe është e vetëdijshme për gjërat që duhet t’i përmirësojë.

“Kemi bërë analizën e ndeshjes kundër Çekisë. Kemi pasur momente të mira, por edhe momente të këqija. E dimë se çfarë duhet të bëjmë më mirë dhe në ndeshjen e radhës do të japim gjithçka për të luajtur më mirë dhe për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se, pavarësisht se Andorra mund të shihet si kundërshtar më i lehtë në krahasim me Çekinë, Kombëtarja do ta trajtojë ndeshjen me seriozitet maksimal.

“Andorra mund të duket si kundërshtar më i lehtë se Çekia, por nuk është ashtu. Ne do të përgatitemi maksimalisht dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, theksoi Hoxha.

Gjatë stërvitjes së sotme, portieri Arijanet Muriç ka ndier shqetësim në muskujt e kërdhokullës së djathtë. Stafi mjekësor i Kombëtares do t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë fushës.

Dardanët do të vazhdojnë përgatitjet në ditët në vijim, me synimin për të realizuar një paraqitje sa më të mirë para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë
Sport

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

14/06/2026
“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror

Tronditet Zvicra, Katar i befason në start, Xhaka dorëzohet në limite
Sport

Tronditet Zvicra, Katar i befason në start, Xhaka dorëzohet në limite

14/06/2026
“Të rikthejmë Brazilin në majën e botës”, Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim
Sport

“Të rikthejmë Brazilin në majën e botës”, Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim

13/06/2026
Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t
Sport

Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

14/06/2026
“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror

“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al