Rrugët me financim të huaj na kushtojnë 53% më lirë se ato që bën qeveria shqiptare. Rruga Thumanë-Kashar shndërrohet zyrtarisht në rrugën më të shtrenjtë në Evropë. 1 kilometër rrugë do të kushtojë 21.6 milionë euro. Por le të ndalemi tek Rruga Kardhiq-Delvinë. Kjo rrugë në 2013-n nga demokratët pati kosto 5 milionë dollar
Rruga Kardhiq – Delvinë e inauguruar nga qeveria Berisha në 2013, kushtoi 597 032 478 lekë me TVSH.
Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 2013, demokratët nisën punimet për rrugën Kardhiq –Delvinë, e cila do të shkurtonte rreth 26 km, por duke patuar parasysh terrenin nga Kardhiqi në Delvinë, pa u futur në Gjirokastër dhe do të bëhej me automjet rreth 30 minuta, nga 2 orë që duhet sot nga Kardhiqi në Sarandë. Dhe kjo rrugë do të kushtonte me gjithë TVSH 597 032 478 lekë ose afërsisht rreth 5 milionë dollar. Pas zgjedhjeve ky investim nuk u realizua dhe qeveria socialiste e rifilloi para 1 muaji por me një tjetër çmim i cili arrin në 51 milionë euro ose 12 herë më shumë
Rruga Kardhiq – Delvinë në 2018-n nga socialistët ka kosto 51 milionë euro
3.7 milionë Euro për çdo kilometër të Rrugës Kardhiq-Delvinë, iu del kosto kompanive që fituan tenderin me konkurrencë të paktë . Rruga do kushtojë rreth 51 milionë euro. Tre tenderët shumëmilionësh për ndërtimin e segmentit rrugor Kardhiq – Delvinë përfunduan me konkurrencë të ulët dhe me oferta fituese fare pranë fondit limit, bëhet e ditur nga publikimi i shpalljes së fituesit në APP.
-Tenderi për lotin 4 u fitua nga oferta e përbashkët e dy kompanive, “Cobial” dhe “Gjoka Konstruksion”, me ofertë prej 2.36 miliardë lekë, ose sa 99% e fondit limit. Segmenti i përfshirë në lotin 4 është 6150 metra i gjatë dhe në të përfshihen dy ura me gjatësi të përbashkët prej 207 metrash. I gjithë segmenti pritet të kushtojë 18.7 milionë euro ose 3045 euro për metët linear.
-Në tenderin për lotin 5, pati gjithashtu dy oferta, një prej të cilave u skualifikua, megjithëse ishte më e lartë se sa oferta fituese. Tenderi u fitua nga kompania “Alb – Star” për 1.79 miliardë lekë ose 2.2% më pak se sa fondi limit. Loti 5 do të ketë një gjatësi të përgjithshme prej 3058 metrash dhe do të kushtojë afërsisht 4.6 milionë euro për kilometër.
-Për tenderin e lotit 6, oferta fituese u hodh nga kompanitë “Agbes shpk & Arberia shpk” dhe ishte afro 2.38 miliardë lekë, e barabartë me 99.6% te fondit limit.
-Të tre tenderët e marra së bashku do të kushtojnë rreth 51 milionë euro sipas rezultateve të tenderëve. Kjo do të thotë se çdo kilometër rrugë do të kushtojë afro 3.7 milionë euro dhe çdo metër linear do të kushtojë 3700 euro. Për çdo metër katror rrugë, kostoja e pritshme është rreth 393 euro. Përveç loteve 4,5 dhe 6, rruga Kardhiq-Delvinë ka edhe dy lote të tjera, të cilat përfshijnë një tunel afro 900 metra të gjatë, pritet që tenderi për to të hapet në vitin 2019.