• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krijohet ‘superilaçi’ 1000 herë më i fuqishëm se antibiotiku

31/05/2017
Krijohet ‘superilaçi’ 1000 herë më i fuqishëm se antibiotiku

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën se krijimi i një superilaçi do t’i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj mjekimit.

Versioni i ri i “vankomicinës” është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore “PNAS”, ai do të jetë 1.000 herë më i fuqishëm sesa antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij.

Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor “Scripps” shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vitesh, pasi t’i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si “epoka postantibiotokëve”, ku disa infeksione mund të kthehen në të pakurueshme, shkruan Top Channel. Një prej patogjenëve, që i shqetëson më shumë mjekët, është “enterococci” apo “VRE”, i cili është pikërisht rezistent ndaj “vankomicinës”. Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku, të cilat përbëjnë – sipas OBSH-së, – rrezik të madh për shëndetin e njeriut.

Disa antibiotikë funksionojnë ende kundër “VRE”-së, por “vankomicina” 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij.

Related Posts

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë
Lifestyle

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë

01/07/2026
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet
Lifestyle

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Lifestyle

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane
Lifestyle

I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane

26/06/2026
Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur
Lifestyle

Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

25/06/2026
Një “yll i ri” mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik
Lifestyle

Një “yll i ri” mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

24/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al