• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krim në familje, 29-vjeçari vret vjehrrin në sy të vajzës dhe fëmijës së mitur

12/08/2022
Krim në familje, 29-vjeçari vret vjehrrin në sy të vajzës dhe fëmijës së mitur

Një tragjedi familjare ka ndodhur pasditen e së enjtes në Astrochori, një fshat malor në prefekturën e Artës.

Një 29-vjeçar qëlloi dhe vrau vjehrrin e tij pasi ky i fundit mbështeti vajzën që të divorcohej nga 29-vjeçari.

Gjithçka nisi mëngjesin e djeshëm kur 29-vjeçari kontaktoi me ish-bashkëshorten e tij 36-vjeçare për ta vizituar në fshatin e vjehrrit dhe për të parë fëmijën e tij 2-vjeçar.

36-vjeçarja, duke mos dyshuar për atë që mund të ndodhte, pranoi propozimin dhe priti ish-bashkëshortin në shtëpinë e babait të saj në fshat.

Çifti ishte divorcuar së fundmi ndërsa 36-vjeçarja i kishte thënë familjarëve se po jetonte një dramë me ish-bashkëshortin për shkak të xhelozisë.

75-vjeçari nuk e duroi dot gjendjen në të cilën ndodhej vajza e tij dhe e mbështeti të divorcohej, ndërsa e mori në shtëpi së bashku me nipin.

Ditën e djeshme, 29-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit me pretekstin për të parë fëmijën, raporton abcnews.al.

Kur autori ka mbërritur në shtëpinë e vjehrrit të tij, gjithçka dukej në rregull, por në momentin që kanë nisur të flasin për çështjet e tyre personale mes tij dhe ish-bashkëshortes 36-vjeçare ka shpërthyer debati dhe dhëndri ka luftuar me 75-vjeçarin.

Më pas i riu ka marrë armën që kishte në makinë dhe ia ka drejtuar të moshuarit që po mbronte vajzën, shkruan protothema.

Ai qëlloi katër herë në drejtim të 75-vjeçarit duke e vrarë në sy të bashkëshortes, vajzës dhe fëmijës.

29-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe ish-bashkëshorten, por pa ia dalë mbanë dhe kur ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ka marrë makinën dhe është larguar.policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al