• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi makabër për një foto me kalin, rrëfimi dramatik i gruas së viktimës: Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua

04/11/2025
Krimi makabër për një foto me kalin, rrëfimi dramatik i gruas së viktimës: Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua

Pas vrasjes tragjike të Keli Hoxhës në kalanë e Beratit, bashkëshortja e tij, Vjola Haxhia, ka dërguar një mesazh prekës për gazetarin Blendi Fevziu, ku tregon versionin e saj të plotë për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

“Ne jetojmë prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe dhe kishim ardhur për pushime në Shqipëri”, shkruan Vjola. “Një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit, që t’u mësonim edhe fëmijëve historinë shqiptare”, tregon ajo.

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka ndodhi pranë qendrës së kalasë, kur vajza e tyre 8-vjeçare, Sevia, pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte.

“Kali ishte vetëm, pa të zotin aty. Keli u afrua bashkë me vajzën ta preknin nga gusha, por në atë moment u shfaq pronari i kalit, duke ulëritur që të mos e prekeshin, sepse kali acarohej.”

Sipas Vjolës, bashkëshorti i saj i tha qetësisht se ishte rritur në fshat dhe dinte si të sillej me kafshët, por pronari nisi ta ofendonte rëndë.

“Keli i tha se nuk donte të debatonte me një njeri në moshën e gjyshit të tij dhe u kthye për të ardhur drejt nesh.

Ai e pështyu tre herë dhe e shau nga familja. Në atë moment Keli u kthye, por sapo u kthye nga unë, më tha me dorë në bark: ‘Shpirt, njofto ambulancën, më vrau me thikë’ dhe ra në tokë i mbuluar me gjak.”

Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur përpara dhjetëra turistëve, ndërsa ajo mohon kategorikisht versionet që janë qarkulluar në disa media se konflikti ndodhi për shkak të moskryerjes së pagesës.

“Është gënjeshtër. Ai nuk bëri asnjë foto, nuk pati asnjë debat për pagesë. E vrau pa shkak, përpara vajzës sonë.”

Në fund të mesazhit të saj, Vjola Haxhia shpreh dëshpërimin për mungesën e reagimit nga institucionet:

“Pse askush nuk flet për fëmijët e mi? Janë në shok, nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin. Mund të ishte vrarë edhe vajza ime atë ditë.”

Mesazhi i plotë

Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.

Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj

Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.

I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.

Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.

Related Posts

Ben Ahmetaj: Jam kërcënuar nga 3 numra, duan eleminimin tim fizik
Kryesore

Ben Ahmetaj: Jam kërcënuar nga 3 numra, duan eleminimin tim fizik

18/11/2025
Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt
Kryesore

Berisha: Edvin, nga ky shesh do të vijë fundi yt

17/11/2025
Sherr mes prezantueseve të Top Channel, televizioni i pushon nga puna
Kryesore

Sherr mes prezantueseve të Top Channel, televizioni i pushon nga puna

17/11/2025
SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Ahmetajt, në pritje të letër-porosive nga Zvicra
Lajme

Kërkesa për ekstradim në Zvicër/ Reagon Arben Ahmetaj

17/11/2025
Surpriza të tjera nga moti, ja çfarë do të ndodhë gjatë javës së ardhshme
Kryesore

Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

17/11/2025
Policia: Ariu në Memaliaj ka ngordhur, po punojmë të zbulojmë kush e kapi në çark
Kryesore

Policia: Ariu në Memaliaj ka ngordhur, po punojmë të zbulojmë kush e kapi në çark

17/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur të njëjtin të dashur?

Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur të njëjtin të dashur?

18/11/2025
Jonathan Bailey merr dhuratën më të veçantë në premierën e Wicked: versionin e tij Lego

Jonathan Bailey merr dhuratën më të veçantë në premierën e Wicked: versionin e tij Lego

18/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al