• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i Bashkisë Libohovë paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime, hetimet për shpërdorim detyre nisën 3 vite më parë kur punonte në Policinë e Shtetit (VIDEO)

19/03/2024
Kryetari i Bashkisë Libohovë paraqitet në SPAK për të dhënë shpjegime, hetimet për shpërdorim detyre nisën 3 vite më parë kur punonte në Policinë e Shtetit (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një hetim të nisur në vitin 2021 nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila shpalli moskopetencë në 22 janar të këtij viti dhe ia kaloi Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Hetimi nuk ka lidhje me detyrën e tij si kryebashkiak, por me kohën ai punonte në Policinë e Shtetit e kur mbante detyrën shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës.

Prokuroria dyshon se Hide dhe zyrtarë të tjerë në policinë e Gjirokastrës kanë shpërdoruar detyrën në lejimin e kultivimit të kanabisit kundrejt përfitimit të paligjshëm.

Vetë Hide foli për mediat pasi doli nga SPAK dhe tha se është gati që të japë dorëheqjen si drejtuesi i Bashkisë së Libohovës për t’u përballur me drejtësinë.

“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, u shpreh Hide.

Mësohet se përveç tij, në dosjen që ka marrë në dorëzim SPAK janë marrë të pandehur edhe persona të tjerë; Besnik Lila, Hajdin Musaraj, Edmond Late, Maringlen Dine, Geraldo Nela, të cilët akizohen gjithashtu për shpërdorim detyre.

Pas disa ditësh pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin nëse do ta mbajë në shqyrtim këtë dosje apo do ta rikthejë sërish në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Leonard Hide mori mandatin si kryebashkiak i Libohovës, nga zgjedhjet lokale të majit të vitit 2023, ku fitoi me 1401 vota përkundrejt kundërshtarit të tij. ©Argjiroja.net

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Barçës, të mëdhatë shkëlqejnë në Champions

20/10/2026
VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al