Kreu i opozitës greke, Stefanos Kasselakis, la sot rolin politik përballë qeverisë së Mitsotakis për të kryer detyrimin e tij në shërbimin ushtarak. Ai ka shkuar në një repart në Thiva si gjithë të rinjtë e tjerë, ku do të qëndrojë për dy javë.
Çdo person në Greqi që ka kaluar 35 vjec mund ta kryejë shërbimin ushtarak për një periudhë më të reduktuar kohe. Kryetari i SYRIZA-s ishte shoqëruar nga babai i tij drejt repartit ushtarak. Ai tha se e konsideronte nder që t’i shërbente atdheut të tij, Greqisë.
Interesimi i medias natyrisht që ishte i lartë. Kasselakis shihet si një sfidues i ri nga kryeministrit aktual të Greqisë, Mitsotakis. Prova e tij e parë në krye të SYRIZA-s janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Megjithatë ai përballet me probleme të brendshme në partinë që trashëgoi prej Alexis Tsipras.