• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kthesë e papritur në hetimet për vdekjen e vajzës nga Saranda, ja çfarë ka vendosur Gjykata e Janinës

13/06/2018
Kthesë e papritur në hetimet për vdekjen e vajzës nga Saranda, ja çfarë ka vendosur Gjykata e Janinës

Gjykata e Janinës ka vendosur arrest me burg për taksistin grek që shoqëronte me makinë Konstandina Anagnostin, adoleshenten shqiptare që humbi jetën më 15 Nëntor 2014. Mediat greke raportojnë se prokurori i çështjes kërkoi sot që taksisti të qëndrojë në qeli deri sa të zbardhet ngjarja.

Kjo kërkesë e tij u aprovua nga Gjykata. Nuk dihet nëse autoritetet e Janinës kanë prova të reja në lidhje me këtë hetim, që i kanë shtyrë të kërkojnë arrest me burg për taksistin. Dy ditë më parë, Prokuroria e Janinës thërriti 7 dëshmitarë për të dëgjuar versionin e tyre për aq sa kishin dijeni. Ndërsa sot u kërkua qëndrimi në burg për shoferin që shoqëroi 16-vjeçaren Konstandina nga Janina drejt Sarandës.

Më 15 Nëntor 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek. Gjatë kthimit për në Janinë ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet. Babai i vajzës, mohoi rezultatet e hetimeve në Shqipëri. Ai bëri denoncim në Janinë, ku hetimet aty dolën në të tjera konkluzione. Më 23 Mars 2018, mjeku grek që bëri autopsinë e adoleshentes tha se Konstandina Anagnostit i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie). Mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri. Ai madje ka kërkuar para hetuesve grekë edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Abissnet Superiore”/ Rregulli i ri i FSHF, 17 lojtarë të rinj aktivizohen në javën e parë – Balkanweb.com – News24

“Abissnet Superiore”/ Rregulli i ri i FSHF, 17 lojtarë të rinj aktivizohen në javën e parë – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin – Balkanweb.com – News24

UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al