• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…

12/12/2020
Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…

Nga Ardit Rada

Protestat e dhunshme në Tiranë kanë hyrë në ditën e tyre të katërt, teksa opozita ka zgjedhur të heshtë. E kompleksuar nga ndërkombëtarët ajo nuk e ka marrë përsipër autorësinë e organizimit, pavarësisht se tradhtohet nga eksponentët pranë saj që drejtojnë turmën e papërgjegjshme dhe shkatërrimtare. Kësisoj, ajo ka zgjedhur të fërkojë duart teksa protestën ia faturon një këngëtari repist, ndërsa nga ana tjetër hedh parrulla në ekran se dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk mjafton. Por më shqetësuese se kjo lojë e dobët e PD dhe LSI, është heshtja e Presidentit. Edhe pse “Stresi” i lutej të bëhej i gjallë dhe të çonte popullin, Ilir Meta nuk ka lëvizur as qerpikun për atë ç’ka po i ndodh Tiranës.

Tashmë protesta ka një bilanc dëmesh të konsiderueshme. Përveç zyrave të shtetit, dhjetëra dyqane janë sulmuar, makinave të qytetarëve u janë thyer xhamat dhe dhjetëra efektivë kanë qepur plagët në spital. Ndoshta presidenti mund të heshtte për shkatërrimin e ministrive, duke qenë se edhe vetë u ka shpallur luftë shkresash atyre. Por përtej zyrave të Ramës dhe Veliajt, vandalizmi ka prekur Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Historik, që janë tempuj të kulturës dhe institucione të memories kombëtare. Janë themelet e një shteti dhe të një shoqërie civile.

Eshtë e kuptueshme që si takticient i përsosur shmang edhe reagimin e tij ndaj mazhorancës që vetë kreu i saj e akuzon për orkeatrim të vandalizmit. Me gjasë që vëmendja të mos shkojë në një debat virtual Rama-Meta, por të mbetet te protesta dhe kjo e fundit të precipitojë si të donë. Por se paku për Bibliotekën dhe Muzeun mund të reagonte Ilir Meta, që nuk le gol të Celtic-ut pa komentuar në rrjetet sociale. Që nuk le foto pa hedhur me Çimin, Fahriun, Kaç Islamin apo Besin, por vetëm pamjet e shkatërrimit nuk i sheh. Dy fjali kundër dhunës mund t’i shkruante meqenëse edhe një vit më parë na u paraqit si Zeusi që ndali djegien e Kuvendit. Sepse në të kundërt heshtja e tij ngjan si kthim xhevapi ndaj Stresit: Vazhdoni se unë nuk po shoh gjë!/ JavaNews.al

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

23/06/2026
Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al