• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro marrëveshje me qeverinë franceze për shkolla dygjuhëshe

02/12/2025
Kumbaro marrëveshje me qeverinë franceze për shkolla dygjuhëshe

Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në shkollat në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një takimi me mësuesit e frëngjishtes në arsimin parauniversitar, e shoqëruar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, u shpreh se rrjeti i shkollave dygjuhëshe në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë duhet të fuqizohet falë punës së një armate të jashtëzakonshme të mësuesve të frëngjishtes, ndërsa theksoi se mësimi i gjuhës franceze sot është një avantazh për të ardhmen.

“Të gjitha takimet që janë bërë me mësusesit e frëngjishtes, jo vetëm të skesionit dygjuhësh në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, por me të gjithë armatën e jashtëzakonshme të mësuesve që çdo ditë kontribuojnë të pazëshëm në përgatitjen e nxënësve.”

Ministrja tha se mësimi i frëngjishtes do t’u japë mundësi shumë të rinjve, duke i parapërgatitur ata të studiojnë në liceun franko-shqiptar, me orientim shkencor, i cili pritet të hapë dyert në shtator të vitit 2027.

“Sot mësimin e frëngjishtes kemi arritur ta shtrimë përtej shkollave, për ata fëmijë dhe familje që e kanë kuptuar avantazhin e të mësuarit të frëngjishtes për ta kthyer në një gjuhë shkolle e pune, ndër të tjera t’i përgatisim edhe për liceun franko-shqiptar, sipas synimit që kemi për ta hapur në shtator të vitit 2027, mbasi të kemi përgatitur ligjin, të kemi përgatitur buxhetin, të kemi mbyllur programet të cilat në masën 95% i kemi të miratuara mes dy qeverive dhe nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).

Liceu franko-shqiptar do të jetë një gjimnaz publik, me fjetoren, mensën, klasa moderne, laboratore, sepse do të jetë një lice me orientim shkencor, ku lëndët do të mësohen në frëngjisht me pedagogë francezë dhe në shqip me pedagogë shqiptarë, sidomos për disa lëndë me karakter kombëtar që kanë të bëjnë me formimin themelor të të rinjve. Do të jetë një shkollë ekselence, publike për të gjithë fëmijët shqiptarë, të cilët duhet t’i përgatisim që tani, por edhe për nxënës nga rajoni e gjithë Europa”, tha ministrja Kumbaro.

Ambasadorja Catherine Suard nga ana tjetër u shpreh se liceu franko-shqiptar do të sjellë të rinj frankofonë të cilët do të jenë ura lidhëse mes dy vendeve:

“Është një privilegj që udhëheqësit e dy vendeve, presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama kanë dëshiruar duke u mbështetur tek historia, por duke dhënë një mesazh drejt së ardhmes, se është e rëndësishme që edhe në Shqipëri të kemi një lice franko-shqiptar i cili kontribuon në evropianizimin e arsimit, që na sjell të rinj frankofonë të cilët do të jenë ura lidhëse mes dy vendeve tona.”

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Ambasadorja e Francës Catherine Suard, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi shkollat dygjuhëshe në 5 qytete, siç janë “Raqi Qirinxhi”, “Gjergj Kastrioti”, “Luigj Gurakuqi”, “Oso Kuka” dhe “Asim Vokshi”.

Në këto shkolla kurrikula zhvillohet deri në 50% në gjuhën frënge, duke u dhënë nxënësve edhe certifikimin ndërkombëtar të frëngjishtes përmes provimit DELF, sikundër mbështeten edhe 20 shkolla 9-vjeçare për këtë sistem dygjuhësh.

Related Posts

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
Kryesore

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme
Kryesore

Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

05/12/2025
Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit
Kryesore

Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit

05/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
Korrupsioni me grantet e bujqësisë, BE vijon të pezullojë fondet IPARD për Shqipërinë
Kryesore

BE sfidë për fermerët/ Anëtarësimi i Shqipërisë rrezikon fermat familjare

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet aktori i njohur i “Emily in Paris”!

Arrestohet aktori i njohur i “Emily in Paris”!

06/12/2025
Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al