Mirela Kumbaro ka mbledhur drejtuesit e PS në qarkun Gjirokastër. Ajo thotë se maratona e takimeve do të vijojë, por sipas saj nuk janë zgjedhjet qëllim në vetvete. Kësaj radhe socialistët do të aplikojnë një skemë me patronazhim edhe për zgjedhjet e brendshme në parti. Që do të thotë se një funksionar do të delegohet në një zonë tjetër brenda qarkut për të monitoruar procesin.
Ja çfarë shkruan Kumbaro.
Me Këshillin Koordinues të Partisë Socialiste të të shtatë bashkive të Qarkut, për koordinimin e maratonës së takimeve organizative dhe elektorale të strukturave socialiste në çdo bashki e njësi administrative. Jemi në çdo organizatë socialiste jo thjesht për të fituar zgjedhjet si qëllim në vetvete, por për të afruar gjithmonë më të mirët e më të spikaturit e çdo komuniteti dhe për të qenë në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.