• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, nga Komisioni për Edukimin, Shkencën e Sportet prezantoi projektligjin për reformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore me qëllim modernizimin e ofrimit të shërbimeve arsimore në vend dhe sigurimin e aksesit publik në fushën e arsimit të lartë dhe arsimit parauniversitar, si dhe çdo shërbim tjetër të caktuar sipas legjislacionit në fuqi.

“Reformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka për qëllim ofrimin e shërbimeve dhe sigurimin e aksesit publik në fushën e arsimit të lartë dhe arsimit parauniversitar, si dhe çdo shërbim tjetër të caktuar sipas legjislacionit në fuqi, nëpërmjet përmirësimit të formës së saj të organizimit institucional, bazuar në rritjen e cilësisë së funksionimit. Po flasim për një institucion që ofron rreth 158 mijë shërbime në vit. Janë shërbime shumë sensitive, me afate kohore, ndonjëherë edhe jetike për qytetarët, siç mund të jetë njehsimi i diplomës ndërkombëtare, pasi ka efekt direkt në punësim, apo në vijimin e studimeve në Shqipëri. Dhe të gjitha këto kryhen në kushte jo optimale, për shkak të kapaciteteve të kufizuara teknologjike, logjistike dhe njerëzore”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë argumentimit të projektligjit, ministrja Kumbaro u ndal edhe te bashkëpunimi me ekspertizën e Cambrige në ndërtimi ne një sistemi të modernizuar të vlerësimeve në vendin tonë.

“Gjetjet e raportit të Kembrixhit theksojnë nevojën urgjente për rritjen e cilësisë, besueshmërisë dhe modernizimit të sistemit të vlerësimit në Shqipëri. Së bashku me ekspertët e Kembrixhit, kemi rënë dakord për të ndërtuar një sistem më modern, më të drejtë dhe më transparent, i cili i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe nevojave të arsimit në vend”, vijoi ministrja.

Nga ana tjetër, Kumbaro theksoi ky projektakt është pjesë e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve për Ministrinë e Arsimit për t’u miratuar në vitin 2026, me të cilin plotësohen pikat e Kapitullit 26 për anëtarësimin në Bashkimin Europian:
“Duhet thënë gjithashtu, se me miratimin e këtij ligji, plotësohen edhe të gjitha piketat e Kapitullit 26 të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e bërë kapitullin e parë që Shqipëria përmbyll në këtë process, dhe sigurisht mendoj se është një moment pozitiv patjetër për Ministrinë e Arsimit, por edhe për ju të nderuar deputetë, si pjesë e Komisionit për Edukimin.”

Sipas projektligjit, forma e organizimit të institucionit që do të ofrojë shërbimet arsimore nuk prek autonominë e institucioneve të arsimit të lartë të parashikuar në nenin 57 të Kushtetutës.
“Veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore do të mbikëqyret nga ministria përgjegjëse për arsimin, e cila do të ketë për detyrë të verifikojë zbatimin korrekt të politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e arsimit.

Për qëllim mbikëqyrjeje dhe kontrolli, Agjencia do të ketë për detyrim të dorëzojë raportin vjetor mbi veprimtarinë e saj pranë ministrit përgjegjës për arsimin, brenda datës 31 mars të çdo viti pasardhës”, u shpreh Kumbaro në lidhje me formën e organizimit të agjencisë.

Në projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, sipas ligjit për agjencitë autonome, parashikohet drejtimi nga një bord i cili është një ndër instrumentet me të cilët administrohen agjencitë autonome.
Bordi do të drejtohet nga ministri përgjegjës për arsimin dhe të gjitha vendimet e bordit, ato më të rëndësishme, që kanë të bëjnë me buxhetin apo pagat, do të kalojnë dhe në një filtër tjetër që është Këshilli i Ministrave.

Related Posts

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)
Kryesore

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)
Kryesore

Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)

15/07/2026
Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Lajme

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!
Lajme

Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al