• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro viziton Kalanë e Gjirokastrës: Situatën e kemi në monitorim, së shpejti ndërhyrje fortifikuese

17/02/2018
Kumbaro viziton Kalanë e Gjirokastrës: Situatën e kemi në monitorim, së shpejti ndërhyrje fortifikuese

Çarjet në muret juglindore janë thellim i atyre të shfaqura vite më parë dhe nuk e rrezikojnë kalanë e Argjirosë në Gjirokastër, për momentin. Por për të shmangur çdo rrezik, Ministrja e Kultures paralajmëron së shpejti një ndërhyrje përforcuese. Kumbaro inspektoi situatën së bashku me arkitektin Agron Doraci një prej ekspertëve që ka ndërhyrë në kala vite vite më parë. Çarjet në muret e anës juglindore të kalasë së Gjirokastrës janë të vjetra, por lëvizet tektonike dhe reshjet e shiut të muajve të fundit kanë ndikuar që ato të thellohen. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas një inspektimi theksoi se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa po përgatitet një projekt për një ndërhyrje për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm në Muret e Argjirosë.

“Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin qoftë gjeologët, qoftë restauratorët, për të parë sesi do të ndërhyhet për fortifikimin dhe të parandalohet çdo avancim i mundshëm i këtyre krisjeve që nuk janë të reja e theksoj. Janë çarje të vjetra të viteve ’60“, tha Kumbaro. 

Në krah të ministres ishte edhe arkitekti Agron Doraci, një prej ekspertëve që kanë ndërhyrë në atë zonë disa dekada më parë. Ai thotë se sistemimi i ujërave sipërfaqësore është problemi më emergjent që kërkon zgjidhje.

“Nuk është problemi se nuk ka rrezikshmëri por nuk ka ndonjë avancim të jashtëzakonshëm. Edhe kjo 1 cm që thonë këtu, mua më duket pak e ekzagjeruar”, tha Doraci.  

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)
Kryesore

Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

22/11/2026
Kryesore

Erion Veliaj: S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës, njeriut që më internoi në Fier

22/11/2026
E rëndë në Libohovë/ 40-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet pas 2 orësh negociatash me policinë
Kryesore

E rëndë në Libohovë/ 40-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet pas 2 orësh negociatash me policinë

22/11/2026
Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Atalanta “tremb” Interin, barazim mes 8 golash (VIDEO)

Atalanta “tremb” Interin, barazim mes 8 golash (VIDEO)

22/11/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al