• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbulla rikthehet në Itali, rivalët e Romës në horizont

17/06/2026
Kumbulla rikthehet në Itali, rivalët e Romës në horizont

E ardhmja e Marash Kumbullës duket gjithnjë e më larg Romës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të rikthehet në kryeqytetin italian gjatë muajit korrik pas përfundimit të huazimit te Majorka, por gjithçka tregon se ai nuk bën pjesë në planet afatgjata të klubit verdhekuq për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Romës po punojnë paralelisht si për afrimet e reja, ashtu edhe për sistemimin e lojtarëve që nuk konsiderohen pjesë e projektit teknik.

Mes emrave që mund të largohen gjatë merkatos së verës është edhe ai i Kumbullës, i cili pas një periudhe të vështirë në Spanjë po kërkon një mundësi të re për të rilançuar karrierën. Eksperienca e tij te Majorka nuk rezultoi sipas pritshmërive. Problemet e shumta fizike ndikuan ndjeshëm në aktivizimin e mbrojtësit shqiptar, duke e penguar të gjejë vazhdimësi dhe të shfaqë potencialin që kishte treguar më herët në Serie A. Megjithatë, kontrata e tij me Romën mbetet në fuqi deri në vitin 2028, çka do të thotë se klubi italian vazhdon të ketë kontroll të plotë mbi të ardhmen e lojtarit.

INTERES NGA TORINO- Sipas raportimeve të mediave italiane dhe platformës “One Football”, Torino ka rikthyer interesimin për qendërmbrojtësin shqiptar. Klubi granata po kërkon të përforcojë repartin defensiv për sezonin e ri dhe emri i Kumbullës konsiderohet një profil i përshtatshëm për objektivat e skuadrës. Një rol të rëndësishëm në këtë pistë mund të luajë drejtori i ri sportiv i Torinos, Xhanluka Petraki. Ish-drejtuesi i Romës e njeh shumë mirë Kumbullën, pasi ka ndjekur nga afër zhvillimin e tij gjatë viteve në kryeqytetin italian.

Pikërisht kjo njohje e karakteristikave teknike dhe potencialit të mbrojtësit shqiptar mund të favorizojë nisjen e negociatave mes palëve në javët e ardhshme. Nga ana tjetër, vetë Kumbulla ka deklaruar në disa raste se dëshiron të mësojë sa më shpejt se ku do të vazhdojë karrierën. Futbollisti nuk e ka fshehur as admirimin për trajnerin aktual të Romës, Gasperini dhe dëshirën për të punuar me teknikun italian, i cili konsiderohet një nga trajnerët që di të vlerësojë më së miri mbrojtësit.

Për momentin nuk ka negociata zyrtare të avancuara, por interesi i Torinos është konkret dhe situata pritet të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme. Pas një periudhe të vështirë të shoqëruar nga dëmtimet, Kumbulla është në kërkim të një kapitulli të ri që do t’i mundësonte të rikthehej në nivelet që e bënë një nga mbrojtësit më premtues të futbollit italian.

Merkatoja verore sapo ka nisur, por emri i Kumbullës pritet të jetë një nga temat që do të tërheqë vëmendjen e klubeve italiane. Torino duket e gatshme të provojë sërish për shërbimet e tij, ndërsa Roma mbetet në pritje të ofertave që mund të përcaktojnë përfundimisht të ardhmen e mbrojtësit kuqezi. Nëse Kumbulla vendos të kalojë në Torino, ai do të gjejë shokun e tij të Kombëtares, Ardian Ismajli i cili është protagonist me skuadrën granata që nga transferimi.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Zyrtare/ Bernardo Silva vendos për të ardhmen, portugezi lë City-n për ekipin mbretëror
Sport

Zyrtare/ Bernardo Silva vendos për të ardhmen, portugezi lë City-n për ekipin mbretëror

17/06/2026
36 vite pritje, Austria triumfon në sfidën e parë të Botërorit, thyen 3-1 Jordaninë
Sport

36 vite pritje, Austria triumfon në sfidën e parë të Botërorit, thyen 3-1 Jordaninë

17/06/2026
Spektakël i Leo Messi-t, “pleshti” shkëlqen në start, realizon “tripletë” ndaj Algjerisë

“Dopietë” e Haaland, Norvegjia shkëlqen në Botëror, “çmonton” Irakun
Sport

“Dopietë” e Haaland, Norvegjia shkëlqen në Botëror, “çmonton” Irakun

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kumbulla rikthehet në Itali, rivalët e Romës në horizont

Kumbulla rikthehet në Itali, rivalët e Romës në horizont

17/06/2026
Zyrtare/ Bernardo Silva vendos për të ardhmen, portugezi lë City-n për ekipin mbretëror

Zyrtare/ Bernardo Silva vendos për të ardhmen, portugezi lë City-n për ekipin mbretëror

17/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al