• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kunata i shiti djalin në Greqi, nëna rrëfen historinë: E gjetëm pas 30 vitesh, por…

06/04/2022
Kunata i shiti djalin në Greqi, nëna rrëfen historinë: E gjetëm pas 30 vitesh, por…

Një dramë familjare në kufijtë e të pabesueshmes është trajtuar në emisionin “Shqipëria Live”. Një djalë është zhdukur gati 30 vite më parë ndërsa familjarëve iu tha se foshnja kishte ndërruar jetë, por nuk e besuan dhe e kërkuan për vite të tëra për ta gjetur më pas në Greqi.

Shqiponja Cana pretendon se kunata i ka rrëmbyer fëmijën për t’ia shitur në Greqi. Ndonëse janë ribashkuar me djalin pas 30 vitesh, kërcënimet me jetë vazhdojnë për familjen Cana.

Shqiponja Cana: Ka qenë më 27 prill 1991, kam shkuar në maternitet me kunatën në Greqi. Bëmë lindjen, më thotë infermierja që fëmija është i vdekur por nuk ma dha as ta shikoja, as ta prekja fëmijën se një fëmijë kur lind duhet ta shikosh. Në atë moment më bëjnë gjilpëra, atje nuk ndjeva gjë. Nuk dija se ku isha, as dëgjoja, as flisja gjë. Vjen kunata prap në darkë, i thashë pse erdhe, ku është fëmija. Më tha fëmija është i vdekur, e kemi çuar në shtëpi, e kemi varrosur me pleqtë. Si e varrosët, unë ku isha? Kisha një farë dyshimi se ky fëmijë, i vdekur se i vdekur, na moj shoqe si është. Nuk më dhanë asnjë letër, asnjë copë shkresë. Vij në shtëpi dhe më thotë vjehrra mos u mërzit se të rinj jeni do bëni prap. Kunata dhe infermierja dua të më japin llogari deri në fund.

Pyetje: E keni verifikuar nëse ka trup apo jo?

Shqiponja Cana: Jo. Nuk është e lehtë të shkojë një grua të hapë një varr se ky nuk ishte ky (i referohet burrit).Kaloja në atë vend që thonin se ishte varrosur, por se çfarë kishin futur brenda.

Pyetje: Kur ishin dyshimet e para që e kuptuat se djali ishte gjallë?

Pëllumb Cana: Në muhabet e sipër thoshte ndonjëri, po si e ke djalin? Djali figuron me tokë sot. Djali ekziston se ka tokë. Ceritifikata e tokës rezulton e ndarë në 7 frymë, ishte përfshirë dhe djali. Djali duhet të jetë 30 vjec tani. Është bërë me familje, ka një djalë. Shkuam për një ADN me policinë greke. Atje mësuam moshën që në shkollën e mesme dhe ushtri ishte regjistruar 5 vjet më i madh. Duam një ADN special që të qetësohem unë se në fund të fundit është fëmijë. Di që kunata ka qenë shoqëruese e fëmijës.

Pyetje: Ju besoni se djali është shitur nga kunata?

Shqiponja Cana: Asaj nuk i bën përshtypje, nuk do t’ia dijë se ka dhënë fëmijë. Ajo do përgjigjet deri në fund që të mbajë përgjegjësi për këtë që më ka bërë se nuk është e lehtë ta marrësh fëmijën këtej e ta japësh andej. Jo kunata por edhe vëllai im po të ketë dorë në këtë punë, një shiringë gjak do t’i pi. Edhe sikur të më vrasin, të më këpusin plumbin, këtë punë nuk e lë. Mua më kërcënojnë me fëmijët e tjerë. Në atë vend atje më është vrarë vëllai në 1994. Më ka ardhur vëllai i vdekur 17 vjeç në shtëpi.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al