Menduam se vera kishte ardhur por mesa duket do të na duhet të presim edhe pak. Meteorologia Tanja Porja na informon për situatën e motit në vendin tonë. Sipas saj, rreshjet e shiut do të vazhdojnë deri në fundin e muajit qershor. Gjithashtu meteorologia na bën me dije se temperaturat do të variojnë nga 27 deri 29 gradë celcius. Kujtojmë se ditët e fundit moti ka qenë shumë i paqendrueshëm duke pasur luhatje të temperaturave dhe rreshje të dendura shiu.