Edhe 16 muaj pas zhdukjes që në atë kohë ishte 19 vjeç, Artemis Vasili në Koropi, Greqi trilli vazhdon. Rasti shumë i vlerësuar i asaj kohe është rikthyer sërish në emisionin grek ‘Dritë në tunel’ me fakte dhe dëshmi të reja. Sipas programit polica kishte kontrolluar një zonë të paarritshme, pas informacioneve që kishin mbërritur në familje, se aty ishte varrosur Artemisa. Në zonë kanë shkuar dhe kamera e emisionit ‘Tunel’ dhe u pa se në zonë kishte shenja të dukshme gërmimi.
”Është e vështirë për familjen, por nuk mund të lëmë asnjë informacion pa e shqyrtuar”, tha avokati i çështjes Anastasios Dougas .
Më herët është hetuar edhe zona pas magazinimit ku Artemis do të shkonte për të aplikuar për punë, siç i kishte thënë të ëmës. Por familja nuk beson se ajo ka arritur ndonjëherë atje. Në emision folën dhe prindërit e 19 vjeçares të cilët ende nuk besojnë se vajza e tyre është zhdukur. Babai saj fol i përlotur para kamerës së emisionit n vendim ku i ishte thënë që Artemis është varrosur:
”Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. Çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisin, lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë. Nëse na dëgjon, të na bëj qoftë dhe një telefonatë. Ajo është vetëm 21 vjeç. Ne shkuam edhe në Kaminia që kishin parë një gërmim, policia filloi hetimet dhe ato vazhdojnë. Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Po uroj që të jetë një skenar i mirë: të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan’ është shprehur babai Artemis.
Çështjes i është shtuar dhe një dëshmi e re e një gruaje e cila pretendon se disa orë pas zhdukjes së Artemidës pa një vajzë që i ngjasonte asaj duke ecur e strukur në Marathonos Avenue.
“Rreth orës 06:30 të mëngjesit të së shtunës, 17 tetor 2020, në kryqëzimin e Marathonos Avenue me Marinos Antipas, pashë një vajzë brune me karakteristikat e Artemidës që ecte me nxitim në rrugë. Në fillim nuk i kushtova vëmendje, por u befasova nga koha. Ai kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të bardhë dhe një çantë shpine. Unë do të shkoja në Rafinë me motrën time. Nuk mund të jem plotësisht i sigurt se ishte Artemis, por ajo kishte të njëjtën prerje dhe kishte veshur të njëjtat rroba me ato që tregove në emision. Unë kam dhënë edhe një deklaratë pranë Autoriteteve se është gjynah për vajzën. Shpresoj që diku të jetë mirë dhe të gjendet”, ka deklaroi gruaja.
Kronika e zhdukjes:
E premte 16 tetor 2020, 19 vjeçarja shqiptare Artemis sipas familjarëve të saj do të jepte një intervistë pune në një dyqan lodrash në zonën e Koropit. 19 vjeçarja nuk donte të ishte ‘barrë’ për familjarët e saj dhe po përpiqej të gjente një punë dhe të vendoste themele të reja në jetën e saj pas ndarjes nga partneri i saj në verë. Dhe që nga ky moment familjarët e saj nuk kanë marrë asnjë shenjë jete nga Artemis.