• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush humbi dhe kush fitoi nga rasti ‘Lleshi’

17/11/2018
Kush humbi dhe kush fitoi nga rasti ‘Lleshi’

Nga Flogert Muça/

Mbrëmë presidenti Meta u bind dhe dekretoi Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. U bind ndaj Kushtetutës dhe ndaj frikës se do të shënonte një tjetër rekord negativ në imazhin e tij politik.

Në fund të kësaj sage 2 javore ja vlen të bëjmë një përmbledhje të asaj që ndodhi për të kuptuar jo vetëm pse-në, por edhe për të parë se kush e fitoi shahun politik, nëse do i referohemi për një moment përkufizimit të kryeministrit Rama.

Para dy javësh, kryeministri Rama çoi në zyrën e Metës emrin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm. Roli i Presidentit në Republikën tonë parlamentare, sa i përket dekretimeve të ministrave është një formalitet dhe kortezi honorifike, por vetëm kaq. Këtë e ka ditur që ditën e parë edhe Meta, edhe këshilltarët e tij ligjorë dhe mediatike.

Por Ilir Meta është politikan që është mësuar të luajë në sulm, ndaj vendosi që të nisë një luftë ndaj qeverisë, duke nxjerrë lloj e soj argumentash dhe duke kërcënuar në njëfarë mënyre se do sillte kaos me veprimet apo mosveprimet e tij. Ilir Meta nisi të luajë rolin e kryetarit të opozitës nga karrigja e presidentit me mosdekretim ministri, gjë që nuk e kishte bërë as heroi për së gjalli i PD-së, Bujar Nishani. Situata u kthye ne qesharake kur folën konstitucionalistët dhe ish-presidentët, të cilët thanë se Meta ka gabuar dhe se duhet thjeshtë ta dekretonte Lleshin pasi Kushtetuta nuk i jepte atij tager të mosdekretonte një propozim të kryeministrit. Them u kthye ne qesharake sepse pavarsisht kësaj, Meta vazhdonte të mosdekretonte Lleshin pse ky i fundit nuk i kishte shkuar në një takim privat, që Presidenti i kishte kërkuar me anë të një njeriu që e njihnin të dy, apo se pse Edi Rama nuk po pranonte që qeverinë ta ndërtonte me Ilir Metën, por vetëm.

Nga ana tjetër kryeministri Rama dukej sikur i kishte bërë llogaritë më mirë, dukej sikur ishte gjithmonë një lëvizje përpara Metës në këtë ‘lojë shahu’. Që në fillim, Rama paralajmëroi se Meta do ta dekretonte Lleshin dhe kjo mbrëmë ndodhi. Natyrisht, Edi Rama nuk është magjistar, por mesa duket e njeh aq mirë Ilir Metën, sa ja parashikon çdo lëvizje.

Ilir Meta në fakt këtë radhë ishte lehtë i parashikueshëm sepse kishte shkelur Kushtetutën në të dyja këmbët dhe duhet të ishte një amator politik nëse nuk do ta dekretonte Lleshin.

Gjithësesi, me sjelljen që Meta tregoi në këtë rast, mund të themi se nuk mori asgjë dhe mazhoranca mori atë që deshti. Pavarsisht tentativës së Metës për tu bërë faktor, ftohtësia dhe qetësia e kreut të qeverisë doli fituese duke marrë në finale atë që deshti por dhe atë që në fund të fundit ja jep Kushtetuta.

Ilir Meta me sjelljen e treguar në rastin Lleshi tregoi se është po ai politikani klasik që kërcënon, kërkon pazare, ha inate personale, kërkon të jetë gjithmonë në tavolinën e pushtetit. Mirëpo, mesa duket këtë herë i ka hasur sërish sharra në gozhdë, ku duke u përballur me vendosmërinë e kryeministrit për të riçuar për dekretim të njëjtin emër, u bind se nuk kishte zgjidhje tjetër veç dekretimit dhe se vazhdimi i kësaj beteje veçsa do e dobësonte edhe më tej atë dhe partinë që ai ka themeluar 14 vjet më parë.

Thënë ndryshe, Ilir Meta është një lojtar shumë i mirë në pazaret politike, por është i dobët në politikën si shah. Kjo ndoshta sepse shahu ka rregulla, ndërsa pazaret jo. Këtë herë ishte shah dhe Meta u zu mat nga qetësia e kundërshtarit që krijoi vetë. Politikisht Ilir Meta humbi, ndërsa vendi fitoi duke patur sot një ministri të Brendshme tërësisht funksionale, siç SHBA dhe BE e kërkuan me ngulm./Lexo.al

Related Posts

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026
7 Marsi, Artan Fuga ka një thirrje për mësuesit: Mos pranoni sutiena apo …
Blog

Koha për reforma të thella!/ 20 propozime nga Artan Fuga

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës,  Xhaka shënon në Botëror

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës, Xhaka shënon në Botëror

18/06/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Besiktas tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al