• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush janë tre gjyqtarët që burgosën Tahirin?!

06/02/2022
Nata e parë në qeli, zbulohet burgu ku do të dërgohet Saimir Tahiri

Pas disa dështimeve për shkak të konfliktit të interesit të gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës se Posaçme, Këshilli i Lartë Gjyqësor komandoi një trupe me 2 gjyqtarë nga gjykatat e Apelit në rrethe dhe nje nga apeli i Gjykatës së Posaçme, për dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryesuesi i trupës gjykuese që vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin ishte Engert Pëllumbi. I emëruar nga 2011 në Gjykatën e Fierit, Pëllumbi është komanduar këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë në periudhën 2017-2020. Prej nëntorit 2020 ushtron funksionin si i komanduar ne apelin e Vlorës.

Gjyqtari Engert Pëllumbi e ka kaluar me sukses vettingun. Ai është angazhuar në jetën akademike në Universitetin Aleksandër Xhuvani ne Elbasan.

 

Gjyqtari Engert Pëllumbi, në vitin 2011, gjobiti për shpifje deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, për një deklaratë të saj ndaj një kompanie.

Florjan Kalaja është gjyqtari tjetër në 3-shen që dënoi Tahirin. Ai ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Është konfirmuar në detyrë nga vettingu në dhjetor 2020. Paralelisht me punën si gjyqtar, Kalaja është angazhuar si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile.

Pjesë e trupës ishte dhe gjyqtarja Igerta Hysi. Ajo ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Fierit. Në dhjetor te vitit te shkuar Igerta Hysi ështe emeruar nga KLGJ gjyqtare ne Gjykaten e posacme te Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjyqtarja e ka kaluar vettingun. Ka qenë një proces jo dhe aq i shpejtë pasi Komisioni I pavarur I Kualifikimit verifikoi dy vendime të marra nga gjyqtarja Igerta Hysi, që kishin sjellë lirimin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, i arrestuar në vitin 2014 për qëllime ekstradimi dhe i kërkuar asokohe nga drejtësia italiane. Në përfundim të procesit ka rezultuar se vendimi i Hysit është gjetur i drejtë. /abcnews.al

 

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Granit Xhaka mund të ndërrojë destinacion, trajneri i Chelsea kërkon ribashkimin me mesfushorin shqiptar

Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës

11/11/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al