• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajm i mirë/ Do të rriten pagat e punonjësve të bashkive

12/03/2024
Lajm i mirë/ Do të rriten pagat e punonjësve të bashkive

Ditët e fundit qeveria duket se është fokusuar edhe te performanca e pushtetit vendor duke premtuar njëkohësisht edhe rritjen e pagave për personat që punojnë në bashkitë e vendit.

Ministri për qeverisjen vendore, Arbjan Mazniku në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi shpjegoi mënyrën se si qeveria planifikon të rrisë rrogat e punonjësve të bashkive.

-Ndër vite komunat dhe bashkitë kanë qenë të zhytura në borxhe. Tani po thuhet se ato kanë filluar të performojnë më mirë. A është e vërtetë dhe pse?

Mazniku: Që nga reforma e vitit 2014 mund të themi që mënyra se si ne kaluam nga 374 bashki dhe komuna në 61 bashki, pati një impakt të rëndësishëm, si për performancën financiare të bashkive ashtu dhe në mënyrën se si ato ofrojnë shërbime. Në atë vit totali i borxheve të bashkive zinte 90% të totalit të të ardhurave të bashkive, ndërkohë që sot detyrimet që bashkitë i kanë palëve të treta janë vetëm 12% të totalit të të ardhurave të bashkive. Është një ndryshim shumë i madh. Të ardhurat e bashkive janë rritur me 270%. Mund të them që kemi një ndryshim të madh në raport me mënyrën se si bashkitë mbledhin dhe se si bashkitë arrijë të shpenzojnë të ardhurat e tyre. Sidoqoftë, pavarësisht këtij ndryshimi, ka ende shumë për të bërë në mënyrë që bashkitë t’i japin mundësinë qytetarëve të tyre të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm.

-Ka ende bashki që kanë probleme me borxhet. Është e logjikshme që nëse një bashki ka borxhe, nuk ofron dot shërbime sepse nuk ka fonde të lira. Ç’faj kanë qytetarët që i kanë votuar që të mos marrin shërbimet?

Mazniku: Ka një balancë. Ne kemi zgjedhur një pushtet autonom, të zgjedhim bashki të cilat kanë autonomi financiare dhe të pakontrolluar plotësisht mbi mënyrën se si i shpenzojnë të ardhurat. Ato kontrollohen nga këshilli bashkiak dhe kryetarë bashkish që janë gjithashtu persona të zgedhur. Ky raport, është një raport i cili duhet të ndodhë në nivel vendor, mes bashkive dhe qytetarëve të këtyre bashkive pasi ky është një buxhet që i përket atyre qytetarëve, atij territori. Ju keni të drejtë në pyetjen tuaj. Është një debat që duhet të ndodhë mes tyre dhe kryetarëve të tyre të bashkive. Ne kemi raste ku kemi bashki që mbledhin 926 lekë për frymë dhe kemi bashki që mbledhin 45 mijë lekë në vit, me një diferencë mes bashkive prej pothuajse 48 herë. Është shumë e rëndësishme që nga njëra anë të kemi administrata lokale të përgjegjshme, kemi qytetarë që e kërkojnë këtë llogari. Por kemi dhe nevojë që informacionin të vënë në një panel të përbashkët ta bëjmë publik dhe transparent dhe më pas të kemi mundësi që të bëjmë një diskutim. Nga ana tjetër kjo është një çështje që ka nevojë për ndërhyrje qendrore. Kur ka mundësi të ndihmojmë nga ana e qeverisë ndihmojmë. Qeveria vendosi në fund të vitit 2023 t’i japë një mbështetje buxhetore bashkive prej më shumë se 2 mld lekësh, të cilat iu alokuan në mënyrë proporcionale të gjitha bashkive. Rregulli ishte që secila bashki që kishte detyrime, ky buxhet ekstra që i erdhi të shkonte për detyrimet e prapambetura. Bashkitë që nuk kishin detyrime t’i përdornin këto para për nevojat e tyre ose nevojat e qytetarëve. Në Shkodër këtë fundjavë diskutuam krijimin e një mekanizmi për mënyrën se si ndajmë grantin e qeverisë për bashkitë. Bashkitë që do ia dalin të mbledhin më mirë të ardhurat e veta do të marrin një mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë.

-Do të rriten rrogat e punonjësve të bashkive. Sa do të rriten, si dhe mbi çfarë kriteresh?

Mazniku: Parimi mbi të cilin ne kemi ngritur diskutimin është që një arkitekt, është arkitekt në Tiranë, Shkodër, Ersekë apo Libohovë. Duhet të paguhet në mënyrë të ngjashme për punën që ai bën. Një inxhinier, jurist, financier. Ne duhet të merremi më shumë për të rregulluar numrin e arkitektëve, inxhinierëve, financierëve që bashkitë e ndryshme mund të kenë, por pagat si nivel page për profesionin specifik duhet të jenë më të afërta, më të ngjashme. Ne sot kemi një sistem i cili e diferencon gjysmë për gjysmë pagën e një personi që ka të njëjtin profesion në një qytet të vogël, me një person në një qytet të madh. Duhet të afrojmë pagat me njëra-tjetrën, por të sigurojmë që të mos kemi keqpërdorime me mbështetjen e qeverisë.

Related Posts

Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Vdekja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës

11/06/2026
Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë (VIDEO)
Kryesore

Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë (VIDEO)

10/06/2026
Aksidenti mbrëmë në Dropull, i plagosuri nga Lazarati lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër/ 15-vjeçari humb jetën duke u larë në pishinë

11/06/2026
Rama: Duhet të kesh shumë guxim dhe të mos kesh turp, të më kërkosh mua dorëheqjen
Kryesore

Rama: Duhet të kesh shumë guxim dhe të mos kesh turp, të më kërkosh mua dorëheqjen

10/06/2026
Protestat, Rama: Zvërneci duhet të mbyllet deri më 12 qershor
Kryesore

Protestat, Rama: Zvërneci duhet të mbyllet deri më 12 qershor

10/06/2026
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë
Kryesore

“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë

10/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet

Vdekja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës

11/06/2026
Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë (VIDEO)

Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë (VIDEO)

10/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al