Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Rama shkruan se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë. “Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.