• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimi i Roland Bejkos, fitore dhe humbje për PD Gjirokastër

25/11/2018
48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?

Roland Bejko ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe ka marrë gjithashtu vendim për të mos rikandiduar për një mandat tjetër në zgjedhjet që pritet të zhvillohen pasnesër. Nëse Bejko do të rikandidonte është e sigurt që ai do të rikonfirmohej në krye të PD-së, jo më shumë për merita lidershipi apo performancën e tij, por për shkak të konjukturës dhe krizës prej së cilës PD nuk po gjen dot alternativa të tjera drejtuese.

Zbrazja e Gjirokastrës nga njerëzit, natyrisht që reflektohet edhe në burimet njerëzore në administratë, biznese dhe strukturat drejtuese të subjekteve politike. PD Gjirokastër nuk bën përjashtim nga kriza për të gjetur njerëz që duan t’i qasen politikës aktive. Por megjithatë vendimi i Bejkos për t’u larguar nga drejtimi është sa një fitore aq edhe humbje për PD-në. Le t’i shohim me radhë të dyja anët e medaljes. Një kryetar partie apo funksionar tjetër natyrisht që matet nga performanca, nga rezultati elektoral. Prej vitit 2014 kur erdhi në krye të PD-së, Roland Bejko nuk ka mundur t’i ndryshojë rezultatet e demokratëve.

PD thelloi humbjen në zgjedhjet e vitit 2015 dhe gjithashtu në zgjedhjet e vitit 2017. Bejko ishte një nga kritikët e ashpër të ish-deputetit Genc Ruli dhe drejtuesve të atëhershëm të PD-së në Gjirokastër. Rezultatin e keq të vitit 2013, kur PD mori vetëm një deputet në qark, Bejko ia faturonte Genc Rulit dhe njerëzve me të cilët ai ndante pushtetin. Edhe 4 vjet më vonë, PD mori sërish një deputet. Ndërkohë në zgjedhjet lokale të vitit 2015 de fakto nuk fitoi asnjë nga tre bashkitë e rrethit Gjirokastër.

Dropulli nuk mund ta llogarisësh si bashki të fituar nga PD-ja dhe kandidati i saj ‘kukull’ që shëtiste në makinë me Vangjel Tavon për fushatë. Thënë këto, PD Gjirokastër me drejtues  Roland Bejkon nuk njeh fitore nga njëra palë zgjedhje në tjetrën. Natyrisht fatura e humbjeve nuk është vetëm e tij, por ai është i pari që duhet të mbajë përgjegjësi si drejtues i partisë. Largimi i tij pas katër vitesh është një fitore për PD-në sepse krijon premisa që të vijë një kryetar tjetër, i cili mund të ketë rezultat më të mirë sesa Roland Bejko.

Të paktën kjo është logjika në dialektikën e zhvillimeve demokratike, megjithatë mbetet për t’u parë si do të jetë PD Gjirokastër me një drejtues tjetër. Nuk përjashtohet mundësia që kryetari i ri ta çojë PD-në edhe më keq. Largimi i Bejkos nga Gjirokastra është gjithashtu edhe një humbje për PD-në lokale. Pavarësisht rezultatit elektoral në dy palë zgjedhje, Roland Bejko dallonte nga figura të tjera të PD-së në Gjirokastër.

Mbetet një person i artikuluar, që di të komunikojë një tezë apo qëndrim të caktuar politik, di të parashtrojë argumentat përballë medias dhe opinionit publik. Sigurisht që kjo është meritë dhe aftësi e tij. I duhet njohur si e tillë, aq më tepër nëse kthehesh pas në kohë dhe kujton ish-drejtues të PD-së në Gjirokastër, që kanë pasur alergji ndaj medias, që nuk lidhnin dot dy fjalë në publik, nuk shkruanin dot dy radhë status në Facebook apo le më pastaj kur kërcënonin edhe gazetarë.

Në këtë drejtim ikja e tij nga PD Gjirokastër është një humbje dhe krijon një boshllëk të madh në radhët e opozitës. Përtej këtyre, në shumë raste retorika e Roland Bejkos ishte shumë refraktare dhe të kthente pas në kohën e PD-së së vjetër të viteve ’90. Me këtë ligjërim natyrisht ai dhe PD-ja vetë nuk mund të frymëzojnë dot më. Në shumë raste Bejko fliste me gjuhën e Berishës, edhe pse në fakt do duhej të përfaqësonte një politikë të re.  PD-ja që ai mori 4 vjet më parë ishte dhe mbeti e përçarë. Pavarësisht daljeve publike nga halli, si ato çiftet që qëndrojnë bashkë vetëm për hir të fëmijëve, Roland Bejko nuk u mirëprit kurrë nga klani i njerëzve të Genc Rulit, ai klan i cili në vitin 2014 e akuzoi për manipulim të procesit zgjedhor brenda PD-së në garën me Shemsho Lamajn.

Dasitë mes dy grupimeve u reflektuan në zgjedhjet e vitit 2015 dhe në ato të vitit 2017 sidomos, kur njerëz të strukturave të PD-së në Gjirokastër, Libohovë e Dropull bënë fushatë dhe çuan vota tek kandidatët e PS-së. Mbetet për t’u parë se si do të performojë PD Gjirokastër me një kryetar tjetër dhe çfarë rezultati elektoral do të marrë. Fakti që kandidaturat nuk dihen ende, edhe pse jemi një ditë larg procesit zgjedhor, natyrisht që nuk është premisë e mirë për një garë demokratike. Mos u çudisni kur zëvendësuesi i Roland Bejkos të mbërrijë me zarf nga Tirana.   

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër
Kryesore

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në Berat!

28/06/2026
Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi
Kryesore

Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi

28/06/2026
Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën
Kryesore

Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën

28/06/2026
Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa
Kryesore

Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa

27/06/2026
Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje
Kryesore

Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje

27/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Granit Xhaka mund të ndërrojë destinacion, trajneri i Chelsea kërkon ribashkimin me mesfushorin shqiptar

Granit Xhaka mund të ndërrojë destinacion, trajneri i Chelsea kërkon ribashkimin me mesfushorin shqiptar

28/06/2026
Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

28/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al