Pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara kompensohen për 11.866,63 m² sipërfaqeme vlerë totale 49.033.353 lekë ose afërsisht 400 mijë euro. Parcelat gjenden në 10 Qarqe, konkretisht Berat (ZVRPP Berat, Kuçovë, Lushnjë), Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramsh), Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), Fier (ZVRPP Fier, Lushnjë), Vlorë (ZVRPP Vlorë dhe Sarandë), Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër, Përmet), Lezhë (ZVRPP Lezhë), Kukës (ZVRPP Kukës, Tropojë), Korçë (ZVRPP Korçë, Pogradec) dhe Durrës (ZVRPP Durrës).