• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Legalizimi kanabisit, Flutura Açka: Edhe këtë kishim mangut, rritet çmimi i votës për vitin 2025

08/04/2022
Legalizimi kanabisit, Flutura Açka: Edhe këtë kishim mangut, rritet çmimi i votës për vitin 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është treguar shumë e ashpër me planin e kryeministrit Edi Rama për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Açka e ironizon dhe akuzon keq kreun e mazhorancës socialiste:

“Ky farë KM, të cilit i rrjedhin (ose ua hap vetë rubinetin) të dhënat sekrete nga tatimet, nga sigurimet, nga i gjithë shteti i tij shoshë, të cilit mafia i është ulur pa qeder fare në shesh të Tiranës, të cilit bandat i janë bërë pjesë e udhëheqësisë, të cilit oligarkët i diktojnë ligje për xhepat e tyre dhe monopole si t’ua dojë kokrra e qejfit, të cilit i mjaftojnë kollaret për t’ia zbuluar luksin e shfrenuar, i cili nuk kontrollon dot as gojën e vet dhe qytetarët e tij të varfër i duken si objekte të batutërisë së tij vulgare, do të kontrollojë kanabisin në Shqipëri?

Dhe do ta bëjë këtë me kërkesë të popullit?! E legalizon kanabisin shteti që ka bërë më parë shtet, jo shtet paralel të partisë së vet.

Domosdo për popullin; vota pritet të ketë më 2025 çmim më të lartë se më 2021.

Nga 5.000 lekë më 2021, në bursën e patronazhistëve sot është 10.000 lekë, një Zot e di sa do të shkojë deri në vitin 2025.

Pse mërzitesh, popull, me çmimin e vajit, miellit, karburantit? Djali (apo babai) po mendon për ju! Shihni vetëm përdëllimin e show-t të madh të kongresit, n’vigjilje të të cilit jena ba sy e veshë”.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

27/07/2026
“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al