• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letër publike për tifozat e Luftëtarit

16/11/2017
Letër publike për tifozat e Luftëtarit

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e djeshme jashtë stadiumit ‘Gjirokastra’, ku u sulmua automjeti i gjyqtarëve të ndeshjes mes Luftëtarit dhe Teutës. Ishte një ngjarje për të cilën ArgjiroLajm.net e raportoi  bashkë me portale të tjera pak pasi kishte ndodhur. Kushdo gazetar, cilado media do të bënte të njëjtën gjë në këtë rast. Përkundrazi, fshehja e ngjarjes do të ishte e patolerueshme, sepse kjo do të thotë që edhe media të bëhej palë me dhunën, aq më tepër kur kjo ndodhte në sy të oficerëve të policisë së Gjirokastrës.

Por raportimi i kësaj ngjarje, është interpretuar nga një pjesë e tifozëve të Luftëtarit si dashakeqësi ndaj klubit, si dashakeqësi ndaj qytetit të Gjirokastrës. Disa prej tyre vazhdojnë të dërgojnë mesazhe fyese dhe komente të papërshtatshme në faqen tonë. Nuk na shqetëson dhe as prekemi nga reagime të tilla, të cilat në fakt janë të një grupi të vogël njerëzish. Por në respekt të atyre që na lexojnë dhe gjithë pjesës tjetër të arsyeshme të tifozerisë së Luftëtarit, detyrohemi të bëjmë këtë reagim sepse besojmë që edhe ky është një kontribut modest për të larguar dhunën nga sporti në Shqipëri.

ArgjiroLajm.net dhe gjithë mediat e tjera, raportuan sulmin e një grupi tifozësh ndaj makinës së arbitrave, si një akt të rëndë që nuk duhet të jetë i pranishëm as brenda e as jashtë stadiumit. Por kjo nuk do të thotë aspak se ne kemi marrë në mbrojtje arbitrat e ndeshjes. Kjo nuk do të thotë se ne mbështesim vendimet e tyre në atë ndeshje. U pa ashiqare që arbitrat penalizuan klubin e Luftëtarit dhe kjo gjë duhet denoncuar në media, në FSHF, në Prokurori dhe kudo tjetër ku mund të vihet drejtësia në vend.

Por ne nuk besojmë se kjo zgjidhet përmes dhunës, përmes mbështetjes indirekte të akteve vandale nëpër stadiume e tribuna. Sporti afirmon të tjera vlera dhe kurrsesi nuk mund të lidhet me dhunën. Ne duhet të kontribuojmë të gjithë për të larguar dhunën nga stadiumet. Media është e para që duhet të denoncojë çdo rast dhune kudo qoftë, aq më tepër në sport.

Në vlerësimin tonë, gjykimi në atë ndeshje ishte skandaloz dhe Luftëtari u penalizua. Ne mendojmë gjithashtu se FSHF-ja qëndron pas orkestrimit të çdo ndeshje dhe paracakton fituesit. Ne mendojmë se FSHF-ja është një nga institucionet më të korruptuara në Shqipëri. Besojmë gjithashtu se në Shqipëri, më shumë sesa futboll ka thjesht pazare mes palëve. Pazare mes arbitrave dhe klubeve, pazare mes FSHF-së dhe klubeve, pazare mes  presidentëve të ekipevve dhe institucioneve të tjera shtetërore për përfitime lejesh ndërtimi, koncensione etj.

Por në asnjë rast ne nuk mendojmë se kjo zgjidhet përmes dhunës. Në asnjë rast ne nuk mund të bëjmë avokati të dhunës, kudo ku ajo shfaqet. Por do ta denoncojmë me forcë aq sa të kemi mundësi.

Ne ndahemi përfundimisht me ata që mbështesin dhunën në sport. Sulmi ndaj arbitrave ishte akt dhune. Ata që heshtin për ta dënuar si të tillë, janë po aq përgjegjës se ata që goditën automjetin e arbitrave. Atë skenë që u pa me zë dhe figurë, duhet patjetër ta dënojë zyrtarisht edhe klubi i Luftëtarit.

Urojmë dhe shpresojmë që të mos shohim më në Gjirokastër akte të tilla dhune, sikundër duhet që ekipi i Luftëtarit të mos penalizohet më nga arbitra si ata që i dhanë humbjen në ndeshjen me Teutën.

Çdokush që i bën avokati dhunës nëpër stadiume dhe jashtë tyre, thjesht e dëmton më shumë Luftëtarin.

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?
Kryesore

Stuhia gjatë natës, bien temperaturat, ja çfarë parashikohet sot

12/09/2026
Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos
Kryesore

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

12/09/2026
I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut
Kryesore

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al