Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka emëruar një tjetër drejtues në institucionet që ka në varësi. Bledar Kaçi do të zëvendësojë Klodian Mickën te Ndërmarrja e Trajtimit Studentor Gjirokastër. Emërimi i Kaçit është bërë dy ditë më parë. Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Kulturës në Bashkinë Gjirokastër dhe kryetar i Partisë Socialiste. Ndërkohë së fundi është emëruar në postin e nënkryetarit të bashkisë edhe gazetari, Ëngjëll Serjani.