Qeveria ka shkarkuar nga detyra, inspektorin e përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit. Prej sot e në vijim, Suela Bedeni nuk do të mbajë më këtë detyrë. Në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është emëruar Blend Çobani si inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe se vendimi hyn në fuqi menjëherë.