• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje të tjera, ja si u zbuluan librat mbi ‘Vorio Epirin’ në makinën e Panajot Barkës

16/12/2018
Detaje të tjera, ja si u zbuluan librat mbi ‘Vorio Epirin’ në makinën e Panajot Barkës

ArgjiroLajm.net zbardh të tjera detaje nga ndalimi që iu bë Panajot Barkës në Kakavijë. Mëësohet se studiuesi dhe shefi i departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës, ishte duke u kthyer nga Greqia. Oficerët e doganës ushtruan kontroll në makinën e tij e tij, ku kishte rreth 100 libra në gjuhën greke.

Një prej doganierëve rastisi që të dinte gjithashtu edhe gjuhën greke, prandaj konstatoi se rreth 15 libra kishin përmbajtje për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Teksa i kërkuan sqarime, Barka ka thënë se librat i kishte për studentët në Universitetin ‘Eqrem Çabej’. Të ndodhur para kësaj situate, doganierët kontaktuan me sallën operative të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Mbërritën nga Gjirokastra oficerë të policisë, të cilët bënë sekuestrimin e librave, si dhe morën në pyetje Panajot Barkën.

Policia e Gjirokastrës e mbajti të fshehtë ngjarjen, të paktën deri më tani s’ka asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje dhe as nuk dihet nëse do të ketë procedim penal ndaj Barkës. Kujtojmë që ky është rasti i dytë kur Panajot Barka përdor Universitetin e Gjirokastrës për axhendat e tij personale apo të shtetit grek, që lidhen me të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’.

Tre vjet më parë u denoncua në media dokumentari ‘Heronjtë luftojnë si grekë’, prodhim i departamentit që drejton Barka në Universitetin e Gjirokastrës, dokumentar plot me të pavërteta dhe shtrembërrime historike. Deri më tani vetë Panajot Barka s’ka bërë reagim për çështjen e librave që iu sekuestruan në doganë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshje fantastike – Balkanweb.com – News24

Bayern ngec ndaj Arsenal, Kompany i zhgënjyer, Arteta: Ndeshje fantastike

22/10/2026
Ndeshje fantastike – Balkanweb.com – News24

Ndeshje fantastike – Balkanweb.com – News24

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al