Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të LSI. I zgjedhur në këtë post nga Konventa e LSI-së, Vasili është dorëhequr sot për arsye ende të paqarta. Mësohet se Petrit Vasili e ka bërë të ditur lajmin për deputetët e LSI-së gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Në këto zgjedhje LSI mori 19 deputetë, ndërsa kishte si qëllim të dilte forcë e parë. Endeë nuk ka një shpjegim zyrtar nga LSI për vendimin e Petrit Vasilit. Të mërkurën mblidhet Konventa e LSI dhe mësohet se Vasili është dorëhequr për t’I hapur rrugë riorganizmit të partisë.