• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Makinat e ç’regjistruara, në Gjirokastër mbeten në rrugë 15 mijë mjete

03/01/2018
Makinat e ç’regjistruara, në Gjirokastër mbeten në rrugë 15 mijë mjete

Rreth 4400 pronarë mjetesh në të gjithë territorin e qarkut të Gjirokastrës rezultojnë debitorë karshi Drejtorisë së Transportit Rrugor për shkak të taksave të pashlyera vjetore.
Një pjesë e tyre nuk i kanë shlyer detyrimet që prej vitit 2012, çka i ngarkon ata edhe me kamatë- vonesa dhe gjoba. Kjo kategori lidhet me emigrantët apo drejtuesit e mjeteve në zonat rurale, që kanë informacion të paktë mbi procedurat, thotë drejtori Dino Selimi, i cili shpjegon gjithashtu se me ligjin për ç’regjistrimin dhe fshirjen e detyrimeve para vitit 2012, qarku i Gjirokastrës pati një numër të lartë përfituesish.

520 qytetarë u paraqitën vetë për të ç’regjistruar mjetet deri në fund të vitit 2017, ndërsa automatikisht me hyrjen në vitin 2018 në total 4550 mjete iu larguan listës prej vitesh fiktive të automjeteve në nivel qarku. Qindra mjete të amortizuara, karroceri dhe mjete të rënda pune bujqësore, mjete të amortizuara nga 43 subjekte shtetërore dhe 11 institucione nuk do të mund të rikthehen më në qarkullim pas ç’regjistrimit.

Ndërkaq penaliteti prej taksave të prapambetura pengon në një masë të madhe regjistrimin e mjeteve të reja dhe përpilimin e kontratave të shit-blerjes. Emigrantët janë ata që shpresojnë në një falje të re për taksat e papaguara pas vitit 2012. Sistemi sipas specialistëve lokalë ka nevojë të çlirohet edhe më tej nga barra fiktive për një pjesë të mjeteve që nuk kanë qenë në funksion pas 2012 sidomos prej atyre që kanë shkuar për skrap.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, pas ç’regjistrimit të fillimvitit figurojnë të regjistruara rreth 15 000 mjete nga rreth 19300 vitin e kaluar. 10500 prej tyre i kanë shlyer detyrimet. Më parë falja e detyrimeve e realizuar për periudhën 2003-2010 nxorri nga qarkullimi dhe ç’regjistroi rreth 2200 mjete.

Sipas parashikimeve lokale, në fund të 2018-ës qarku i Gjirokastrës pritet të ketë në qarkullim jo më shumë se gjysmën e numrit të mjeteve të vitit 2000./tch

Related Posts

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026
Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie
Kryesore

Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie

10/09/2026
Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditje për “xhevahirin” shqiptar, Mehmeti largohet i dëshpëruar nga fusha e blertë – Balkanweb.com – News24

Tronditje për “xhevahirin” shqiptar, Mehmeti largohet i dëshpëruar nga fusha e blertë – Balkanweb.com – News24

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al