• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja e detit/ Ngjela i kujton Avni Rustemin: Edi Rama kërkon të përfitojë azil në Greqi

28/08/2020
“Bularati”, nxehet Spartak Ngjela: Hajvanë jemi ne që t’na marrin grekët nëpër këmbë

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët kanë për kryeministër një individ, i cili asnjëherë nuk ka qenë me shqiptarët. Tani, po ky, mendon se ka forcë që të tjetërsojë territor shqiptar, dhe jo pak, por 12 milje detare. Të gjithë këta, janë një bandë që, pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor.

I.

Ku i ka hartat, dhe ku janë ekspertët për marrëveshjen që kërkon të bëjë kryeministri Rama?

Kryeministri thotë se është e drejta detare ajo që ia jep Greqisë këtë territor, po mirë: po Shqipërisë kush ia ka dhënë këtë territor?

Nëse ta jep E Drejta Ndërkombëtare, pse duhet marrëveshja me Shqipërinë?

Pse nuk ju flasin ekspertët shqiptarëve për këtë çështje?

Ku e njeh Rama të Drejtën Ndërkombëtare dhe hartografinë! Dhe, ai, as që e di që gjithçka e tillë është profesion.

Il.

Të gjitha këto ndodhin, sepse kjo marrëveshje e Ramës ka nëntekst të kuptueshëm: kryeministri socialist Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK. Po politika amerikane, a do ta lejojë këtë skandal, në një kohë kur ishte ajo që i kërkoi opozitës antiberishë prishjen e marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin, me padi në Gjykatën Kushtetuese? Rama, i detyruar nga politika amerikane, e nënshkroi atëherë edhe ai padinë në Gjykatën Kushtetuese, kundër paktit Berisha.

Po tani?

Ja pyetjet, të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri aktual: Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë? Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion? Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar? Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental?

Mund të ketë dhe dhjetë pyetje të tjera si këto, por ne nuk ka çfarë na duhet, se ne shqiptarët kemi një aksiomë patriotike, e cila na thotë: sa herë tradhëtia kombëtare shet territor shqiptar te fqinjët pushtues tokash shqiptare, në Tiranë ngjallet Avni Rustemi. Edhe Esat Toptani, në Paris, me azil politik ishte. Atëherë? Zoti Ruçi, shpjegoja mirë Ramës këtë aksiomë, sepse, në Labëri ajo ka dalë.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avantazhi i liderit, Rogerti dërgon dy banorë në televotim kokë më kokë

Avantazhi i liderit, Rogerti dërgon dy banorë në televotim kokë më kokë

22/03/2026
Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al