• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Masakra partizane në Gjirokastër e udhëhequr nga Shefqet Peçi. Rrëfimi për ngjarjen e nëntorit ’43

25/02/2018
Masakra partizane në Gjirokastër e udhëhequr nga Shefqet Peçi. Rrëfimi për ngjarjen e nëntorit ’43

Një skene horror i ngjan përshkrimi që i ka bërë Tomor Kokalari, një ngjarjeje që ka tronditur Gjirokastrën në mesin e nëntorit 1943. Partizanët e udhëhequr nga Shefqet Peçi kishin rrethuar Gjirokastrën me qëllim eleminimin e gjithë nacionalistëve, të cilët arrestoheshin dhe pushkatoheshin vetëm me një fjali: “Gjyqi partizan ju ka dënuar me vdekje”. Përshkrimi i kësaj ngjarje lënë në kujtimet e Tomor Kokalarit u soll në vëmendje pak vite më parë nga Muzeu Kokalari në Gjirokastër. Nië pjesë të këtyre kujtimeve i sjellim si më poshtë:
***
DITE TERRORI/ Nga kujtimet e Tomor Q. Kokalarit
Nga të gjitha kujtimet dhe ngjarjet e përjetuara gjatë luftës do të veçoja ndoshta më të dhimbshmen dhe tragjiken për qytetarët e Gjirokastrës. Aty nga mesi i nëntorit 1943 partizanët kishin rrethuar qytetin. Më pas hynë në qytet dhe rrethuan shtëpitë e disa prej nacionalistëve. Në godinën e gjimnazit u vendos shtabi partizan me Shefqet Peçin, Islam Radovickën, Shemshi Totozanin etj. Në shkollë sollën njëri pas tjetrit nacionalistët e arrestuar. Ata të gjithë ishin njerëz që gëzonin respektin dhe simpatinë e gjirokastritëve dhe veç faktit që kishin pikëpamje të kundërta me komunistët as kishin marrë pjesë në luftë kundra tyre dhe as kishin kryer ndonjë krim. I arrestuari i parë ishte Muzafer Shehu. Atë e sollën ashtu siç e kishin gjetur vetëm me çorape leshi, me këmishë të bardhë dhe me jelek të zi. Pasi e futën për 2-3 minuta në lokalin e shkollës, ku u komunikohej vetëm: “Gjyqi partizan ju ka dënuar me vdekje”, e nxorrën dhe e pushkatuan tek godina karabina që ishte ngritur në kopshtin e Dalipajve. Tërë këto veprime ne i ndiqnim nga dritaret e shtëpisë të tmerruar. Më pas pushkatuan dhe djalin e tij, Duron. Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe i tronditur që i kishin marrë babanë erdhi të shihte përse e kishin thirrur. Mbërriti në momentin që sapo e ekzekutonin dhe pa menduar e duke uluritur u hodh përsiper trupit të tij që ndërkohe qe i shtrirë për tokë. Partizanët e qelluan edhe atë me breshëri megjithëse nuk ishte në listën e atyre që kishin “arrestuar” dhe më pas u dogjën edhe shtëpinë. I dyti i arrestuar ishte Sefedin Haderi, të cilin partizanët e vranë duke e qelluar me rovole në kokë mu para shkolles “Drita”. Babai ishte bërë meit, duke parë i llahtarisur atë që po ndodhte para syve tanë. Që të dy, si Muzaferin edhe Sadedinin i kishte shokë dhe shumë miq. Pas tyre njërin pas tjetrit sollën dhe vrane vëllain e Ajdin Matos, Tajar Çarçanin, Vasil Shahinin, Hajro Laten, Emin Kokalarin, Qemal Libohovën, Boco Kalon. Shumica e tyre mbetën të vrarë përreth murit të kopshtit tonë. Kam të gjallë para syve pushkatimin e Bocos. Ishte një burrë i shendetshëm, me mustaqe të zeza, vishej zakonisht me të bardha. Për të kisha degjuar të thoshin se ishte shumë trim. Gjithashtu thoshin “Bocon s’e zë plumbi”. Si e nxorrën nga “gjyqi partizan” e sollën tek muri i kopshtit tonë për ta ekzekutuar. “Kthehu mbrapa!” – i thanë partizanët. Ai u përgjigj: “Burrat e kanë zakon t’i presin plumbat me gjoks përpara” dhe vazhdoi: “Vetëm djalin, mos ma vrani”. Tarja, djali i Bocos kish pas qenë profesor i italishtes në Gjimnaz. Partizanët e kishin rrethuar brenda në shtëpi. I bënë thirrje për t’u dorëzuar, por ai nuk pranoi. Nderkohë i vunë zjarrin shtëpisë. Mes zjarrit e flakëve Tarja filloi të qëllojë dhe mundi të vrasi një partizan e të plagosi një tjetër. Pastaj partizanët arritën ta qëllojnë dhe ta lënë dhe Taren të vdekur. Kjo ngjarje terrori tronditi dhe krijoi një gjendje dëshpërimi në mbarë Gjirokastrën, pavaresisht nga pikpamjet e ndryshme që mund të kishin banorët e qytetit dhe rrethinave./shqiptarja.com

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al