Hunza ose Hunzas janë popullsi në një luginë malore në rajonin e Pakistanit. Për njerëzit në Hunza, ka shumë mite dhe tregime. Mite si ai i “Grailit të Shenjtë”, apo “Burimi i rinisë” janë ende interesante edhe pse kanë kaluar shumë vite. Këta njerëz jetojnë shumë gjatë dhe nuk sëmurën thuajse kurrë në jetën e tyre. Ku qëndron sekreti?
Në fakt, tregimet e tyre kanë qenë të ndryshme. Për shembull E.M ka jetuar 116 vite dhe mendon se jetëgjatësia e saj është rezultat i të qenit beqare. “Unë nuk dominohem nga askush’, ka thënë ajo. Ajo u divorcua në moshën 38-vjeçare dhe që nga ajo ditë ka jetuar si beqare. Ka ngrënë çdo mëngjes nga dy vezë të papërgatitura gjatë gjithë jetës së saj. Një histori tjetër ka qenë ajo e Mushatt- Jones i cili ka ngrënë çdo ditë proshutë derri të fërguar. Kurse C.E, e cila kishte lindur dhe rritur në një fermë. Ajo thotë se së bashku me familjen hanë vetëm atë që e rrisin vet në fermë. Është fizikisht ende aktive dhe punon çdo ditë së bashku me miqtë e saj. Në një artikull për njerëzit e Hunzës thuhet se shkalla e leximit në Hunza është 95%, që do të thotë se çdo Hunza të paktën ka një diplomë të shkollës së mesme.
Hunza është vend i formuar nga 4 etni, ka dy fe të ndryshme. Stili i jetesës është shumë i thjeshtë dhe ata konsiderohen si njerëz shumë mikpritës dhe të ngrohtë. Nuk hanë kurrë ushqim të përpunuar dhe shumë shpesh hanë kajsi. Punojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij. Duke i bashkuar të gjitha tregimet dhe faktet e paraqitura, mund të vihet në përfundim zgjidhja e sekretit të kësaj lloj jete. Ju keni nevojë të edukoheni gjatë gjithë jetës. Ju mund të zhvilloni një mendje të shëndetshme në moshë të re dhe kurrë nuk duhet të ndaloni leximin dhe të menduarit në mënyrë aktive.
Ata vdesin të vjetër dhe të lumtur, duke e parë jetën në “sy” më shumë se të tjerët. Ndoshta ata nuk e dinë se çfarë është pica, por ata e shohin lindjen e diellit më shumë se ju. Përdorimi i teknikave të vetë-mësimit dhe meditimi mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë nevojat dhe dëshirat tuaja, të cilat mund të çojnë në një atmosferë më të qetë për veten dhe për të gjithë ata që janë rreth jush. Largojeni stresin! Stresi është vrasësi më i madh i heshtur. Në ditët e sotme është e vështirë të shpërfillesh situatat e vështira, faturat, detyrimet, përgjegjësitë. Por nëse ju nuk doni të jetoni me këto komplikime moderne, duhet që herë pas herë të tërhiqeni. Shkoni diku ku mund të lidheni me natyrën dhe të provoni një jetë të qetë. Mundohuni të hani ushqim organik, natyror dhe nëse keni mundësi, rriteni vetë.