• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

03/01/2021
Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

Të paktën 33 shtete kanë raportuar për raste me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Britani. Rritja e rasteve me koronavirus në Britani u tha se u shkaktua për shkak të variantit të ri të virusit, i cili besohet se përhapet më shpejt. Për shkak të rritjes së rasteve, Britania më 1 janar mbylli shkollat fillore, pasi u regjistruan 50,000 raste të reja në katër ditët e fundit.

Autoritetet shëndetësore në Britani tha se presin që të ketë rritje të personave që do të kërkojnë ndihmë mjekësore, teksa edhe shumë vende presin që të regjistrojnë rritje të rasteve të reja, pas festave të fundvitit. Në Shtetet e Bashkuara numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në mbi 20 milionë. Pas SHBA-së, vijnë India dhe Brazili me numrin më të madh të rasteve dhe Rusia gjendet në vendin e katërt.

Sipas të dhënave, numri i vdekjeve në SHBA është rritur në 346,000, ndërkaq në mbarë botën, numri i viktimave nga sëmundja COVID-19, është mbi 1,8 milion.

Mbi 3,400 vdekje janë raportuar më 1 janar në SHBA, teksa ekspertët shëndetësorë thonë se për shkak të tubimeve të njerëzve gjatë Festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, do ta përkeqësojë situatën.

Në SHBA deri më tani, pothuajse 2,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës – prej dy dozash – kundër koronavirusit, por ky numër është i vogël krahasuar me premtimin e qeverisë që 20 milionë amerikanë do të vaksinohen deri në fund të vitit.

Florida është bërë shteti i fundit amerikan që ka raportuar për variantin e ri të virusit, që fillimisht u identifikua në Britani. Autoritetet thanë se rasti u detektua më 31 dhjetor, 2020, te një person, i cili nuk kishte udhëtuar së fundmi jashtë vendit. Më herët, edhe Kolorado dhe Kalifornia kanë raportuar raste me variantin e ri, transmeton Rel.

Varianti i ri tashmë është përhapur në 33 shtete të botës dhe ka rritur shqetësimet se do të vazhdojë të përhapet edhe në shtete të tjera.

Related Posts

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta
Lajme

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet
Lajme

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

29/07/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Lajme

Ndërron jetë në burg 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997 (Emri)

29/07/2026
Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

29/07/2026
Zjarr në një fermë blegtorale
Lajme

Zjarr në një fermë blegtorale

29/07/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rodri drejt rikthimit në La Liga, Real Madrid në avantazh ndaj Barcelonës për ish “Topin e Artë”

Rodri drejt rikthimit në La Liga, Real Madrid në avantazh ndaj Barcelonës për ish “Topin e Artë”

29/07/2026
Conference League/ Drita kualifikohet në raundin e 3-të, kampionët e Kosovës mundin Florianën, tashmë synimi mbetet “Play-Off”

Conference League/ Drita kualifikohet në raundin e 3-të, kampionët e Kosovës mundin Florianën, tashmë synimi mbetet “Play-Off”

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al